16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeThaçi ndan Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” për humanistin Halil Kastrati

Thaçi ndan Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” për humanistin Halil Kastrati

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë Halil Kastratit, Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, për kontributin e tij në fushën e humanizmit.

Kastrati këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook:

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Faleminderit z. President Thaçi

Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.

Falë punës së palodhshme të stafit ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.

Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë.

Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit.

Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës.

Faleminderit President.

Faleminderit bamirës.

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments