7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë-policia aksion për largimin e makinave të braktisura

Tetovë-policia aksion për largimin e makinave të braktisura

Janë me dhjetëra makina të tilla nëpër lagjet e Tetovës, që, sikur të mos mjaftonte mungesa e parkingjeve, këto makina po vështirësojnë edhe kalimin e vozitëse nëpër rrugë të caktuara.  Shumica e tyre, nuk janë makina private, por, të institucioneve, siç është gjykata themelore, burgu i Tetovës, Qendra për punë sociale e të të tjera. Pas publikimit të lajmit në Alsat, Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, bashkë me inspektoratin për komunikacion të komunës së Tetovës, që prej tre ditësh vendosin afishe në to, me afat largimi brenda tre ditësh.

Pas skadimit të këtij afati, makinat do largohen me karrocë-tërheqës dhe barë mbi pronarët e veturave bie ajo se duhet të paguajnë edhe shërbimin e karrocë-tërheqësit, por, edhe një gjobë prej 45 eurove. Pra pa marrë parasysh se kush është pronar i atyre automjeteve do duhet të largohen nga pronarët ose të njëjtat do ngritën me karotërheqës dhe do dërgohen në vend adekuat- deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Afishe të tilla deri më tani janë vendosur te rreth 17 makina, ndërsa aksioni do vijojë edhe gjatë kësaj jave. Inspektorati komunal thotë se në rrugët e qytetit ka rreth 50 makina të tilla të braktisura.

“Deri tash kemi lokalizuar 17 automjete, të cilat në afet prej 3 ditësh nëse nuk largohen prej pronarëve të tyre, nga ana e Komunës do largohen me automjet Merimangë dhe do ngritët procedurë penale ndaj pronarëve nga inspektorët Komunal. Aksioni i përbashkët do vazhdoj edhe në javën e ardhshme”. – shprehen nga inspektorati komunal.

Ky aksion, ka piketuar edhe makinat që shiten e që nga pronarët e tyre, zakonisht lihen nëpër cepa të rrugëve. E njëjta rregull do vlej edhe për ta.

Bashkim Sulejmani   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments