11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTetovë, numri i të infektuarve mbërrin në 17

Tetovë, numri i të infektuarve mbërrin në 17

Në Tetovë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka mbërritur në 17. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi përhapet për shkak të mos respektimit të rekomandimeve të Qeverisë për mbajtje të distancës sociale si dhe grumbullimit të qytetarëve përpara bankave, dyqaneve si dhe në markete. Nga Instituti thonë se nëse qytetarët vijojnë t’i anashkalojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga qeveria.

“Gjithsej i kemi 17 raste të konfirmuara me virusin korona. Janë marrë diku 138 strisho nga personat e dyshuar apo që kanë pasur kontakte dhe gjithsej 96 persona janë në vetizolim shtëpiak me vendim të inspektoratit shëndetësor. Tetova dhe qytetarët e saj për fat të keq nuk i respektojnë gjitha apelet e Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, sidomos të distancës sociale, dhe apelojmë qytetarët që të ruajnë distancën dhe të qëndrojnë në shtëpi. Meqë numri vazhdon të rritet dhe rezultati është nga mos disiplina e qytetarëve dhe nëse kështu vazhdohet rezultati ndoshta do jetë edhe më i keq se tani dhe Qeveria në bazë të vlerësimeve të tyre mbase mund të merr edhe masa më rigoroze se këto tani- deklaroi Naim Skenderi, ISHP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments