3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, banorët ankohen nga deponitë jolegale

Tetovë, banorët ankohen nga deponitë jolegale

Gropa, baltë, pluhur e mbeturina! Kjo është pamja aktuale e pjesës së parë të Bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, edhe pse kryetarët e komunave premtuan përmirësimin e infrastrukturës së kësaj lagjeje. Në shekullin 21 ja si duke ky bulevard.

Banorët druajnë se përveç pluhurit e baltës me të cilat përballen çdo ditë, mund të paraqitet edhe ndonjë sëmundje si pasojë e deponive të egra që janë krijuar përgjatë bulevardit.

“Përveç se kjo rrugë është lënë kështu pasdore e pa rregulluar dhe pa asfaltuar, kohëve të fundit, ka filluar të formohet edhe një deponi e egër”.

“Veturat na prishën po s`është problem, shëndeti i fëmijëve i njerëzve. Një herë kalon këndej dhe kur të kthehesh duhet ti ndërrosh rrobat”.

“Ka 30 vite pas monizmit, gjoja se po ndreqet, krejt partitë kanë ardhur sot e nesër, sot e nesër dhe asgjë. Para tre muajsh ishte edhe kryetarja e komunës por ja e kanë lënë në mëshirë të Zotit. Ja si e shihni vet. Ja fëmija i vogël dy vite e gjysmë ka, do të luaj këtu ama ku do e nxjerrësh këtu. Ku do dale merr sëmundje”.

“Prishen veturat çdo ditë, ja tash ia ndërrova sustën e kamionit, çdo ditë i këpusim, hymë nëpër gropa, duhet me u bë kjo rrugë, pse të bëhet tollovia andej”.

Nga ana tjetër, nga komuna e Tetovës, duke mos e treguar arsyen se përse gjithë këto vite nuk janë përmirësuar kushtet në këtë bulevard, arsyetohen për mungesë fondesh për asfaltim.

Në programin vjetor e kemi të paraparë, por, për shkak të buxhetit të limituar nga ana e Ministrisë së Financave, nuk do të mund ta realizojmë”. – thonë nga komuna e Tetovës”-thonë nga Komuna e Tetovës.

Në të njëjtën gjendje, bile edhe më keq, është edhe pjesa e dytë e këtij bulevardi, që është poshtë spitalit të Tetovës, e që dekada me radhë, pret përfundimin.

Bashkim Sulejmani 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments