18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTaravari pasi takoi banorët e Çegranit / Ja çka thotë për ministrin...

Taravari pasi takoi banorët e Çegranit / Ja çka thotë për ministrin Bekteshi (VIDEO)

Taravari tha se i vjen keq që mbrëmë nuk ka mundur ti takon banorët e Çegranit dhe për këtë ka insistuar që sot të realizon takime me ata banorë.

“Mua më vjen keq që unë kërkova prej bashkësisë lokale të Çegranit dhe prej organizatës ‘Rezistenca’ thash që edhe unë të jem aty, ndërsa mbrëmë veçmë kisha takime të caktuara dhe nuk mund të isha ora 8-9 aty. Insistova që sot ose neser të ballafaqohemi dhe bashkë të jemi aty. E shihni djali i BDI-së thotë se ato kanë marrë leje, aktvendime 5 prej ministrave të BDI-së dhe një vendim prej komunës së Gostivarit, dhe kërkon që Komuna e Gostivarit ta mbulon komplet dëmshpërblimin nëse kërkon kompania. Thotë nuk e jep Ministria e Ekonomisë, por e jep qeveria koncesionin, por qeveri kush është? Nuk është Arben Taravari. Qeveri është Bekteshi me gjithë kompaninë e vet”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments