6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTakimet e punës të Ministrit të Kulturës Hysni Ismailit

Takimet e punës të Ministrit të Kulturës Hysni Ismailit

Takim pune me ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Elva Margarit

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Paris, Republika e Francës, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës, të organizuar nga UNESKO-ja, realizoi takim pune edhe me ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti.
Në takim, ministrat i theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, gjë që është konfirmuar edhe me nënshkrimin e Programit për Bashkëpunim Kulturor për periudhën 2015-2020.
U theksua se me hapjen e qendrave informative kulturore në të dyja vendet, me seli në Shkup dhe Tiranë, do të mundësonte informimin me kohë të qytetarëve për rrjedhat aktuale kulturore në të dyja vendet. U theksua se është i nevojshëm angazhim më i madh nga të dyja palët për të gjetur një hapësirë të përshtatshme përfaqësuese për funksionimin e qendrave.
Në takim, ministrat e Kulturës e nënvizuan edhe bashkëpunimin e mirë në të gjitha veprimtaritë e kulturës, si dhe aktivitetet dhe vizitat e shumta të realizuara të artistëve në të dyja vendet. Ata arritën në përfundimin se ekziston një bashkëpunim i mirë edhe në planin multilateral. U theksua edhe rëndësia e nominimit të pranuar për shtrirjen e së mirës së mbrojtur të Rajonit të Liqenit të Ohrit edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, me çka kjo e mirë e mori statusin e trashëgimisë botërore tejkufitare.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit
Image may contain: 2 people, people sitting

Konfirmohet bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e kulturës me Malin e Zi

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Paris, Republika e Francës, realizoi takim pune me ministrin e Kulturës të Malit të Zi,Aleksandar Bogdanovic. Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi deri më tani kanë realizuar bashkëpunim të suksesshëm në të gjitha aktivitetet kulturore dhe u shpreh gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të projekteve ndërmjet të dyja vendeve në periudhën e ardhshme.
Në takim, bashkëbiseduesit nënvizuan se është i madh numri i artistëve maqedonas që kanë interpretuar me sukses në Mal të Zi, por edhe artistët e këtij vendi kanë interpretuar para audiencës maqedonase. U theksua se të dyja vendet kultivojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm brenda organizatave të shquara ndërkombëtare, ndërsa realizohen edhe projekte të përbashkëta në kuadër të rrjeteve rajonale të komiteteve kombëtare të ICOM-it dhe ICOMOS-it. U theksua rëndësia e Programit për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi, i cili është i vlefshëm deri në fund të vitit 2019, i cili mundëson intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës.

Image may contain: 3 people
Image may contain: 2 people, people standing and suit

Ministri i Kulturës, Ismaili, në Paris realizoi takim me zëvendësministren turke të Kulturës dhe Turizmit, Ozgul Ozkan Javuz

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës në Paris, Republika e Francës, sot realizoi takim pune me zëvendësministren e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Ozgul Ozkan Javuz.
Në takim, bashkëbiseduesit u shprehen të kënaqur me marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, të cilat karakterizohen nga fryma e miqësisë dhe traditës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme nga të dyja palët për avancimin e tyre.
U theksua se hapja e Qendrave Informative Kulturore në të dyja vendet do të mundësonte një frekuencë më të madhe në evenimentet kulturore dhe njohje të ndërsjellë të të dyja kulturave. Ismaili informoi se në programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka disa projekte që do ta avancojnë veprimtarinë e komunitetit turk në vendin tonë.U theksua se vitet e kaluara artistët nga të dyja vendet kanë marrë pjesë në shumë manifestime dhe festivale kulturore ndërkombëtare të mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Turqisë, ndërsa ishte përmendur edhe prezantimi i rregullt i vendit tonë në Panairin e Librit në Stamboll.
Në kuadër të bashkëpunimit multilateral dhe bashkëpunimit me UNESKO-n ishte vënë në dukje edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis Komisioneve Kombëtare të UNESKO-s të të dyja vendeve, si dhe regjistrimi i aplikacionit të përbashkët “Kremtimet pranverore Hidrelez” në Listën Përfaqësuese të UNESKO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Image may contain: 2 people, people sitting
Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Ministri i Kulturës, Ismaili, merr pjesë në Forumin Ministror në kuadër të Mbledhjes së 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, po qëndron në Paris, Republika e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Kulturës me temë “Kultura dhe trashëgimia, energjitë e rinovueshme për dialog dhe paqe” që mbahet në kuadër të Mbledhjes së 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s.
Ministri i Kulturës, Ismaili, është paraparë që nesër të mbajë fjalim në panel-diskutimet në të cilat do të bisedohet mbi iniciativat dhe mekanizmat që e nxisin dialogun kulturor në nivel kombëtar ose lokal, si dhe mbi rolin e diplomacisë kulturore në ruajtjen e paqes dhe mbi aktivitetet që vendi ynë i zbaton në këtë kontekst.
Në Mbledhjen e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, e cila mbahet nga 17 deri më 21 nëntor, mes tjerash, do të diskutohet edhe mbi temat e tjera: kultura në zemër të arsimit, si një dimension themelor i zhvillimit dhe inovacionit njerëzor, investimi në kulturë dhe kreativitet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe punësimi, si dhe kultura në hapësirën publike, si nxitës i transformimit social dhe urban.

No photo description available.
Image may contain: 3 people, suit
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments