20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeSulmi ndaj mjekut Fatmir Feratit është paraqitur nga Spitali i Tetovës në...

Sulmi ndaj mjekut Fatmir Feratit është paraqitur nga Spitali i Tetovës në SPB Tetovë, demantohet ASH-ja

linku https://www.tetovasot.com/2019/09/sulmi-ndaj-mjekut-fatmir-feratit-eshte-paraqitur-nga-spitali-i-tetoves-ne-spb-tetove-demantohet-ash-ja/

Sulmi i mjekut shqiptarë në Tetovë Fatmir Feratit që ndodhi ditë më parë, është paraqitur në SPB Tetovë, duke demantuar reagimet e ASH-së se Spitali i Tetovës nuk e ka paraqitur rastin në polici.

Në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është paraqitur rasti se në Repartin Internistik në Spitalin e Tetovës, 39 vjeçari F.S nga Neproshteni ka sulmuar verbalisht mjekun 59 vjeçar F.F. Policia ka arritur menjëher dhe kanë marrë masa të menjëhershme për të zbardhur rastin” është shprehur zëdhënsi i SPB-së Marjan Josifofski

Me këtë dëshmohet se rasti është paraqitur nga ana e  Spitalit të Tetovës dhe një herë dëshmon se Spitali i Tetovës dënon ashpër këto sulme ndaj mjekëve ku do që ndodhin ata.

Ndryshe ditë më parë mjekët protestuan duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë  dhe Ministria e Drejtësisë që të merren masa ndaj personave që sulmojnë mjekët. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka thënë se punonjësit e shëndetësisë nuk duhet të jenë cak i sulmeve. Sipas Deskoskës, sulm mbi punonjës shëndetësor është sikurse të sulmohet një polic dhe është e parashikuar dënim prej një deri në dhjetë vite burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments