4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSulejman Mehazi / Kur është respektuar më shumë gjuha shqipe, me BDI-në...

Sulejman Mehazi / Kur është respektuar më shumë gjuha shqipe, me BDI-në apo me Jugosllavinë e 1945?

Dëftesën shkollore të mëposhtme ua dedikojmë partive politike të shqiptarëve e sidomos partisë së çallamit të madh, BDI-së, e cila lavdërohet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
Dëftesa e më poshtme ka të bëjë me vitin shkollor, 1944-1945, është e zonjës Mamure Palloshi, si nxënëse e Shkollën Fillore Popullore-Tetovë.
Te stema e shtetit, së pari shkruan shqip, dhe atë me shkronja të zeza e të mëdha:
JUGOSLLAVIA FEDERATIVE DEMOKRATIKE, kurse më poshtë gjuhës shqipes, dhe atë me shkronja normale e jo të zeza shkruan:
Демократска Федеративна Југославија.
Më pastaj, përsëri së pari në gjuhën shqipe, me shkronja të zeza e të mëdha shkruan:
PARLAMENTI POPULLOR I MAKEDONISË, kurse së dyti, me shkronja normale e jo të zeza në gjuhën maqedonase:
Hapoден Парламент на Македонија.
Pastaj shkruan, së pari:
SHKOLLA FILLORE POPULLORE,
së dyti:
Народно основно училиште.
Pastaj, së pari me të zeza e shkronja të mëdha shkruan:
DËFTESË, e nën
Сведителство.
Shtojcë
Dëftesën e mora nga miku i respektuar, Palloshi, i cili për shkak modestisë nuk donte t’ia përmendi emrin.
@S.Mehazi

No photo description available.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments