6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeStoltenberg: Për luftën kundër lajmeve të rreme nevojiten media të lira

Stoltenberg: Për luftën kundër lajmeve të rreme nevojiten media të lira

Ajo që është më me rëndësi ta bëjmë në luftën kundër lajmeve të rreme është të sigurohemi se u përmbahemi vlerave demokratike në të cilat bazohet Aleanca për demokraci, sundimin e së drejtës, lirive individuale dhe lirisë së medias të cilat nuk duhet të jenë viktimë e propagandës, por duhet t’i sigurojnë faktet.

Këtë e ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në përgjigjen e pyetjeve të pres konferencës së përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të të Këshillit Veriatlantik me Komitetin për integrim të RMV-së në NATO dhe ministrave të Qeverisë që sot u mbajt në Shkup.

“Kemi fakte, kemi debat të hapur, ndërsa për atë na nevojiten poashtu media të lira. Na nevojiten gazetarë të cilët do të besojnë në burimet e tyre, media të cilët do të kenë qëndrime të ndryshme për një temë të njëjtë dhe të cilat do të shkaktojnë debat të hapur”, ka thënë Stoltenberg.

“Duhet të përgjigjemi përmes mbrojtjes së rrjeteve tona sajber, por një pjesë e reagimit është të përgjigjet edhe në propagandën e informacioneve të rrejshme që i shohim. Jam i bindur se përgjigja më e mirë e lajmeve të rreme dhe propagandës është përhapja e fakteve dhe të vërtetës dhe në fund ata do të sundojnë. Maqedonia e Veriut tregoi se është e gatshme të tejkalojë vështirësitë serioze dhe tani ka demokraci më të fuqishme. Keni zbatuar zgjedhje të lira dhe korrekte, keni debat të hapur dhe gazetarë të cilët parashtrojnë pyetje më të vështira ashtu edhe siç duhet të bëjnë gazetarët në një shoqëri të hapur”, ka porositur Stoltenberg.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se vlerat e vërteta të NATO-s janë sundimi i të drejtës, liritë e përgjithshme dhe proceset demokratike mes të cilave edhe liria a mediave.

“Si shtet anëtar i ardhshëm i NATO-s do të adaptohemi me gjithë atë që paraqet përvojë pozitive nga partnerët tanë në Aleancë, por na duhet bashkëpunim me bashkësinë e mediave. Besoj se do ta kemi me të gjithë që bashkërisht të kontribuojmë të jemi shoqëri edhe më e mirë demokratike për të gjithë”, ka thënë Zaev.

“Por, liria e shprehjes i sjell edhe lajmet e rreme. Ne i ndjekim gjitha proceset, një pjesë e institucioneve punojnë në këtë, siç janë MPB, Ministria e Mbrojtjes, ajo për Shoqëri Informatike, Drejtësisë, punojmë edhe me SHGM-në me fakte të vërteta dhe reagimi i shpejtë janë hallkë më e duhur kundër lajmeve të rreme dhe të reagojmë shpejtë, pasi ato mund të sjellim dëm të madh ndaj personaliteteve dhe institucioneve”, ka thënë kryeministri Zaev. f.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments