8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeStevo Pendarovski: Vendi i sigurt, mund të paraqiten turbulenca brenda 40-50 ditëve...

Stevo Pendarovski: Vendi i sigurt, mund të paraqiten turbulenca brenda 40-50 ditëve (video)

Presidenti Stevo Pendarovski, pas tre viteve për herë të parë ta mbajtur seancë të Këshillit për Siguri Kombëtare. Pas kësaj mbledhje e cila ishte konstituive, presidenti Pendarovski tha për mediat se vendi nuk rrezikohet nga ndonjë kërcënim serioz.

Konstatim ishte se Republika e Maqedonisë së veriut në 40-50 ditët e ardhshme hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë, për shkak se e dini që në periudhën e fundit presim ratifikimin lidhur me anëtarësimin tonë në NATO. Dhe kuptohet se në mesin e muajit të ardhshëm presim datën për fillim të negociatave me BE-në. Konstatim i Këshillit të sigurisë ishte se situata e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka indikator as brenda dhe as jashtë vendit tonë”-tha Stevo Pendarovski, president.

Presidenti Pendarovski tha se vendit mund ti kanosen rreziqet edhe nga rifillimi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga faktorët ndërkombëtar më me ndikim vijnë disa gjysmë informata se së shpejti mund të rigjallërohen negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se në Kosovë së shpejti do të ketë zgjedhje, po ashtu në pranverë edhe në Serbi do të ketë zgjedhje. Po kjo çështje vetë vetiu ka një potencial të madh të ndikojnë në mënyrë pozitive ose negative në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne kufizohemi me të dy shtetet në Veriun tonë dhe patjetër të jemi të gatshëm për të gjitha mundësitë që eventualisht mund të ndodhin në suaza të negociatave”-pohoi Stevo Pendarovski, president.

Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se në këtë takim e ka ftuar edhe kreun VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski i cili nuk i ishte i pranishëm. Në mbledhjen konstituive të Këshillit për siguri kombëtare të udhëhequr nga presidenti Stevo Pendarovski ishin kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ai i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe drejtorët e organeve shtetërore të sigurisë. Pjesë e Këshillit janë dhe Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq, të zgjedhur nga vetë Presidenti.

ARTIKULL I SPONSORUAR

IuteKredit Maqedoni institucioni i parë për mikrokreditim që jep Mastercard kartela

19:09 4 Shtator, 2019Të gjithë klientët e rinj dhe ekzistues do të kenë qasje në mjetet financiare menjëherë 24/7 prej kudo qoftëdd.m

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments