15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeStazhi i punës do të mund të blihet, 1400 denarë për një...

Stazhi i punës do të mund të blihet, 1400 denarë për një muaj për të siguruar pensionin

Të gjithë qytetarëve të  cilëve u mungon stazhi i punës për të marrë pension, atë do të mund blejnë. Kuvendi ka miratuar ligjin dhe pritet që këtyre ditëve të del në gazetën zyrtare dhe me atë të hyjë në fuqi.  Nga Fondi pensional dhe invalidor informojnë se rreth 60 mijë persona janë në pritje të kësaj mundësie.

“Personat të cilët i kanë mbushur 65 vjet, ndërsa nuk kanë 15 vjet stazh për shkak të asaj që nuk u janë paguar një pjesë e kontributeve, do të mund t’i blejnë vitet e stazhit që u mungojnë që të mund të marrin pension të pleqërisë. Nga fondi pensional informojnë për këtë presin rreth 60 mijë persona. Për një muaj shuma e pagesës 1 mijë e 400 denarë”, theksoi Arbana Q. Klimenta, gazetare e TV21.

Drejtori i Fondit pensional Shapi Zeneli thotë se shumicës së qytetarëve u mungon stazhi vetëm për disa muaj, por tha se  ka edhe prej tyre që u mungojnë 3 vite e më tepër.

“Në qoftë se dikush i ka katërmbëdhjetë vjet përvojë pune dhe katërmbëdhjetë vjet stazh dhe i mungon një vjet. Mirëpo për atë vit ai ka pas paraqitje si i punësuar, por nga ana e subjektit juridik nuk i është paguar. Në qoftë se kjo firmë nuk ekziston ose është në falimentim e sipër ose është çregjistruar tërësisht regjistri qendror tani ai për ato një vit mund të paguaj dhe të shfrytëzon të drejtën e pensionit”, deklaroi Zeneli.

Përllogaritja e shumës për pagesë do të bëhet në bazë të 20 përqindëshit të bruto rrogës mesatare nga viti paraprak i shpallur nga Enti Shtetëror i statistikave. Mundësinë e blerjes së stazhit në bazë të këtij ligji e kanë edhe anëtarët e familjes të siguruesit i cili ka ndërruar jetë. Me këtë mund të bëhet realizimi e të drejtës për pension familjar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments