15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeS’ka vendim për teste negative për transit

S’ka vendim për teste negative për transit

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse diskutoi vendosjen e masës Test negativ PCR për personat që transitojnë në vend, por nuk pati asnjë përfundim. Nga Komisioni theksuan se do të diskutohet sërish një masë e tillë ndaj shtetasve që vijnë nga vendet më të rrezikuara nga Koronavirusi, duke shqyrtuar njëkohësisht edhe gjendjen epidemiologjike në shtetet e tjera.

KOMISIONI I SËMUNDJEVE NGJITËSE

“Tani për tani, Komisioni po ndjek situatën dhe nëse vërteton se ka nevojë, nuk përjashtohen masat shtesë. Me masat ekzistuese personat që transitojnë në vend nënshkruajnë deklaratë se për tre orë do ta lëshojnë vendin dhe nuk paraqesin rrezik për përhapjen e Koronavirusit në vendin tonë”, theksuan në arsyetimin e tyre nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.

Shqyrtimi i vendosjes së masës test negativ PCR për transit në Maqedoninë e Veriut erdhi pasi nga aeroporti i Shkupit në Finlandë mbërritën 24 persona që rezultuan pozitiv me COVID-19, ndërsa në avion vetëm 2 pasagjerë ishin shtetas të Maqedonisë. Ndërkohë Finlanda i ka futur në karantinë 130 pasagjerët e mbërritur mbrëmë nga aeroporti i Shkupit në Turku dhe të njëjtët do të testohen për Koronavirus. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu i kërkoi ambasadorit të Kosovës, Gjergj Dedaj të ndërmjetësojë tek autoritetet e Kosovës që të shfuqizojnë masën e testit PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që duan të tranzitojnë në Kosovë. Nga ana tjetër, Serbia po shqyrton vendosjen e masës test negativ PCR dhe karantinës 14 ditëshë për të huajt e disa shteteve që do të hyjnë në territorin serb

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments