10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeSipas zv/kryeministrit për ekonomi Koço Angjushevit/ Dëmi nga ndalesa e eksportit të...

Sipas zv/kryeministrit për ekonomi Koço Angjushevit/ Dëmi nga ndalesa e eksportit të patateve dhe mjaltit në Kosovë është gati se zero ?!

Nuk do të përballojmë gati se kurrfarë dëmi nga ndalesa për import të patateve dhe mjaltit në Kosovë, ndërsa barriera e vendosur nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në ekonominë e RMV-së, vlerësoi sot zv/kryeministri për çështje ekonomikeKoço Angjushev.

Ai theksoi se tashmë është realizuar rreth 70 për qind nga eksporti i këtyre dy produkteve në Kosovë dhe shtoi se pas vendosjes së ndalesës janë marrë leje për eksport të patateve dhe mjaltit në tregjet evropiane.medial.mk

“Dëmet për ekonominë e RMV-së nga ndalesa për eksportin e patateve dhe mjaltit në Kosovë gati se janë zero, duke e pasur parasysh se produktet tona mund të eksportohen edhe në tregje të tjera, veçanërisht mjalti. Në afat prej një muaj pas vendosjes së ndalesës tashmi i plotësuam edhe të gjitha kushtet që patatet të eksportohen në tregjet evropiane, ndërsa deri më tani është realizuar mbi 70 për qind e eksportit të këtyre dy produkteve në Kosovë”, tha Angjushev në përgjigjen e pyetjes para fillimit të hapjes së ofertave nga Shpalljes publike për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuara nga termocentralet fotovoltaike.

Angjushev precizoi se pas takimit me kolegun e tij kosovar Shala janë marrë vesh që më së voni deri në fillim të javës Kosova të dorëzojë dokumentacion se po zbatojnë monitorim aktiv dhe pasiv për kultivimin e ikrave dhe rasadit të peshkut dhe shtoi se ende nuk e kanë marrë dokumentacionin e tillë.

“Për ne si shtet është shumë me rëndësi që t’i përmbushim kushtet dhe kërkesat nga Bashkimi Evropian sepse në afat sa më të shkurtër kohor do të marrim licencë dhe leje që të mund të eksportojmë peshk në tregun evropian”, tha Angjushev.

I pyetur se a pret që me ribalancin e paralajmëruar të Buxhetit të zvogëlohen mjetet për Ministrinë e Ekonomisë, Angjushev tha se pret që të marrin më shumë mjete.

“Në Ministrinë e Ekonomisë nuk do të ketë zvogëlim të mjeteve, përkundrazi presim që të marrim më shumë mjete, duke pasur parasysh se ka interesim të madh nga ana e qytetarëve për masat të cilat i zbatojmë”, tha Angjushev dhe paralajmëroi se nga 1 tetori do të fillojë subvencionimi për vendosjen e pajisjeve të plinit në automjetet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments