7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeSindikata i përgjigjet ministrit Arbër Ademit: O kushtet, o s’ka mësim më...

Sindikata i përgjigjet ministrit Arbër Ademit: O kushtet, o s’ka mësim më 2 shtator?!

iti i ri shkollor nuk do të fillojë më 2 shtator, edhe pse ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi bëri thirrje sot për fillimin e vitit të ri shkollor. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot bëri të qartë se nuk ka mësim dhe fillim të vitit të ri shkollor derisa të plotësohen kushtet e tyre, përcjellë INA.>

“Në mungesë të argumenteve për zhvendosjen e gjendjes dhe ndryshimit të vendimit, ne po përgatitemi intensivisht për zbatimin e vendimit tonë për grevë. Edhe pse Qeveria bën përpjekje për të ngritur statusin social të punonjësve në arsim, ajo nuk është e mjaftueshme. Ata 5% të cilat i ofron Qeveria dhe MASH janë shumë të ulëta dhe për këtë arsye kërkojmë rritje të përshtatshme të rrogës në më shumë përqindje. Për momentin nuk na kanë ofruar asgjë as Qeveria as MASH kështu që ne mbetemi në vendimin për organizimin e grevës për me 2 shtator “, theksoi kryetari i SASHK-së, Joakim Nedelkov.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi theksoi sot se nuk ka arsye që më 2 shtator me fillimin e vitit të ri shkollor të mbahet greva paralajmëruese e Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës. Ai bëri thirrje që kjo sindikatë të heq dorë nga greva, përcjellë INA.

“Do të doja që të heqin dorë, sepse nuk ka arsye. Grevë organizohet kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ne ofrojmë zgjidhje- rritje të rrogave për 5% gjatë 2018 dhe tani 5 % për 2019. Do të ketë rritje edhe më tej, por sa do jetë nuk mund të them”, theksoi ministri Ademi.

Sipas tij, rrogat në areim gjatë vitit të kaluar dhe deri tani janë rritur për 10,8%.

Mes Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit ka pasur bisedime, por ato kanë rezultuar pas sukses. Dyja palët janë shprehur të gatshme për të vijuar bisedimet për gjetjen e një zgjidhje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments