Siljanovska drejtuar Zaevit: Jam jashtë konceptit ku punë ka vetëm për fëmijët e zyrtarëve tuaj

0
82

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka reaguar në profilin e saj në Facebook, pasi kryeministri Zoran Zaev tha se ajo është në kundërshtim me konceptin e një shoqërie për të gjithë.

“Kryeministri po i bashkohet fyerjeve dhe etiketimeve për mua. Dhe më duhet të them se jam dakord me të se jam jashtë konceptit të tij për jetën. Unë jam jashtë konceptit të tij të jetës në të cilën ka punë vetëm për fëmijët e ministrave dhe të zyrtarëve të qeverisë. Unë jam jashtë konceptit të tij të jetës në të cilën ka tender vetëm për bashkëpunëtorët e tij, miqtë, të afërmit dhe shokët e partisë. Unë nuk dua të jem pjesë e konceptit në të cilin nga mjetet e Fondi për sigurimin pensional dhe invalidor zhduken 19 milionë dhe askush nuk përgjigjet. Po, unë jam jashtë normave morale në të cilat gjatë një aksidenti vdesin 15 persona dhe askush nuk e merr përgjegjësinë politike për tragjedinë “, shkruan Siljanovska.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here