4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShumë largime nga puna në restorantet dhe kafenetë e Ohrit dhe Strugës

Shumë largime nga puna në restorantet dhe kafenetë e Ohrit dhe Strugës

Disa nga hotelierët e Strugës dhe Ohrit vendosën të largojnë nga puna punonjësit e tyre në kohë të papërcaktuar. Për gati një muaj, për shkak të përhapjes së pandemisë, objektet e hotelierisë janë mbyllur. Alsat kontaktoi disa pronarë. Edhe pse shumica e tyre nuk donin të flisnin para kamerës, ata thanë që duhej të zbatonin këtë masë më jopopullore.

Këtu lind pyetja, nëse nuk ka të ardhura, nëse nuk ka fitim, ndërsa duhet të paguani obligime të caktuara, është pak problematike. Ne nuk mund t’u dalim në ndihmë punonjësve … “-pohoi Boro Simjanoski , pronar i një objekti hotelierik.

“Unë punoj në hotelieri dhe aktualisht jam i papunë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me pagën time të radhës …”

Edhe nga Komuna e Strugës janë të vetëdijshëm për këtë problem. Ata thonë se edhe tek ta arrijnë informacione për largime nga puna.

Shumica e qytetarëve të Ohrit dhe Strugës ekzistencën e sigurojnë duke punuar në sektorin e turizmit, ndërsa të paktën deri më tani nuk ka largime nga hotelet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments