12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionShtypi italian/ Plasën shkrimet e porositura kundër Ramës: Do të bëhet Obama...

Shtypi italian/ Plasën shkrimet e porositura kundër Ramës: Do të bëhet Obama i Ballkanit

Edi Rama ka qenë “ylli” i mediave italiane këto ditë, pas gjestit të tij për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.

Kjo, natyrisht nuk mund të kalohej kaq lehtë në Shqipëri, nga kundërshtarët e tij.

Sot, gazeta filo ruse në Itali, “Il Giornale”, ka bërë një shkrim të egër kundër Ramës, sikur ta kishte shkruajtur vetë me dorën e tij Ilir Meta.

Në shkrim iu kërkohet llogari italianëve, përse nuk është falenderuar edhe Meta për vajtjen e mjekëve shqiptarë në Itali.

Shkrimi kundër Ramës është ndërtuar mbi denoncimet e Berishës, Fatos Lubonjës e Petrit Vasilit.

Kujtojmë që Ilir Meta është i “preferuari” i kësaj gazete, që e merr herë pas here në intervistë atë.

Shkrimi i plotë i gazetës filo ruse “Il Giornale”

Në disa raste, dërgimi i ndihmës shoqërohet me qëllime politike dhe mbi të gjitha gjestet e solidaritetit (të cilat padyshim ne i vlerësojmë në një moment të vështirë për kombin tonë), nuk duhet të na bëjnë të harrojmë përgjegjësitë dhe sjelljen e liderëve ose qeverive në kombet e tyre. Ky është rasti i qeverisë kineze, ku me ndihmat që i dërgoi Italisë, ka përgjegjësi në fazën e parë të përhapjes së kontakteve të virusit dhe sigurisht nuk mund të merret si një model i demokracisë italiane, por edhe nga qeveria e udhëhequr nga Edi Rama në Shqipëri.

Tridhjetë mjekë mbërritën në Itali disa ditë më parë nga Shqipëria, një gjest i rëndësishëm solidariteti, të cilit ne i jemi mirënjohës popullit shqiptar, por që është bërë një mjet i jashtëzakonshëm propagandistik për kryeministrin Edi Rama. Miliona italianë ndanë në mirëbesim videon e Ramës në të cilën ai njoftoi dërgimin e mjekëve në shtetin italian. Mënyra e qevereisjes shqiptare që është në fuqi, është forma e republikës parlamentare, që do të thotë se, si në vendin tonë, ekziston një Kryeministër dhe një President i Republikës.

Është befasuese se pothuajse askush në Itali nuk e ka përmendur ose falënderuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, megjithatë vetë Meta është shprehur: Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do të japin mbështetjen e tyre në rajonin më të prekur nga pandemia në Itali. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do të forcojnë më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.”

Pak njerëz e dinë që në Shqipëri ka një përplasje mes Presidentit të Republikës Meta dhe Kryeministrit Rama, ne folëm në lidhje me të në një intervistë të realizuar me Metën gjatë kësaj vere “Il Giornale” në të cilën Presidenti shqiptar shpjegoi parregullsinë e zgjedhjeve që u zhvilluan në qershor pa miratimin e tij, duke i bërë kështu antikushtetues: Në të 61 bashkitë e vendit ku u zhvilluan votime fitoi Partia Socialiste, pasi mungonte opozita njësoj si në kohën e regjimit komunist.

Prandaj sot Partia Socialiste kontrollon 100 % të pushtetit vendor. Zgjedhjet janë cilësuar si të parregullta edhe nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODHIR dhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për shkak të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të vetëm një partie.

Problemet demokratike nuk janë aspekti i vetëm që prek qeverinë e Ramës, sipas Sali Berishës, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministri i vendit: Shqipëria është bërë një lloj diktature e bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet i vërtetë.

Një akuzë që shpjegon në detaje: Nomenklatura e Partisë Socialiste administron dhe qeveris e vetme vendin, dhe në vend që të mbikëqyrë shkeljet e ligjit, nuk bën asgjë për këtë. Çdo vit në Shqipëri lind një fond prej miliarda dollarësh për të ricikluar dhe pastruar paratë e drogës, edhe falë një bashkëpunimi të ngushtë me bandat e drogës në Amerikën e Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen drejt Italisë dhe Europës. Vetëm po të mendosh që Anti-mafia italiane e trafikut të heroinës se udhëheq ekskluzivisht mafian shqiptare, kuptohet ç’ndodh mes këtyredy vendeve. Një narko-shtet nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen dhe lidhjet me politikën.

Berisha nuk është i vetmi që denoncon lidhjet mes qeverisë Rama dhe trafikut të drogës, sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët kryesorë shqiptarë dhe një ish-i burgosur politik për 17 vjet gjatë regjimit komunist thotë: Ka një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe trafiku të drogës. Në Shqipëri mungojnë sistemet imune tipike të demokracisë, pushteti është në duart e bandave, ekziston një ekonomi e paqëndrueshme dhe nuk ka perspektivë për të ardhmen.

Lubonja pastaj qëndron në një aspekt tjetër në lidhje me pastrimin e parave: Përmes ndërtimeve të reja, paratë riciklohen me çmime jashtë tregut, pavarësisht nga shpopullimi i Shqipërisë.

Gazetari hetues Basir Çollaku, drejtor i lajmeve për Shijak TV, një televizion privat shqiptar tregon për organizimin për rolin e narko-shtetit në Shqipëri: Këtu funksionojnë dhjetëra klane që ato veprojnë në një mënyrë të ngjashme me krimin e organizuar në Itali.

Duhet shumë guxim për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar, nuk është e thjeshtë të bësh lirshëm punën e një gazetari hetues pa iu nënshtruar presionit dhe hakmarrjes, Çollaku në fakt na tregon se ai ka pasur raste të ndryshme kur është shantazhaur në momentin kur ai ka raportuar tek autoritetet përkatëse.

Ndërsa Petrit Vasili, ish-Ministri i Shëndetësisë nga 2009 deri në 2012 me qeverinë Berisha, dhe Ministri i Drejtësisë nga janari deri në maj 2017 në qeverinë Rama, mes problemeve të ekzekutivit është dhe menaxhimi i sistemit të drejtësisë: Qeveria Rama ka kryer një sërë shkeljesh të papranueshme me reformën në drejtësi, një nga këto çështje është dhe ajo e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Zgjedhja e tij u zhvillua vetëm me votat e mazhorancës socialiste të cilat ishin 69 në vend të 84 të kërkuarve dhe, pavarësisht se ishte kundër kushtetutës, Bashkimi Evropian pranoi votimin. Për sa kohë që nuk ka prokuror të përgjithshëm, një figurë shumë të fuqishme në sistemin juridik shqiptar.

Ndërkohë Gjyqësori është çështja më e mprehtë sot në Shqipëri, sepse ekziston një çështje me emërime njerëzish afër qeverisë që parandalojnë ndarjen tradicionale të pushteteve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë që drejtohet nga Gent Ibrahimi, kunati i Kryetares së Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Ramas, ndërkohë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit drejtohet nga Naureda Llagami, një person i lidhur ngushtë me figura të rëndësishme të Partisë Socialiste. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, ish-ministre e qeverisë Rama, është zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë, një emërim është në kundërshtim me kriteret kushtetuese.

Nuk lihet pa përmendur edhe roli që ka luajtur Ardian Dvorani, kryetar i bordit për emërimet e drejtësisë i cili vendos listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, ku i vetmi problem është se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është pezulluar për 3 vjet.

Sot Partia Socialiste kontrollon të katër fuqitë të cilat duhet të përfaqësojnë shtyllat e një demokracie: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore dhe ka arritur të kontrollojë shumicën e pushtetit të katërt (media) edhe përmes disa ligjeve kundër kushtetutës.

Gjithë kjo ngjarje ndodh në një moment shumë delikat për Shqipërinë me fillimin e negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian ashtu siç ka shkruar komentatori i ri dhe i vlefshëm shqiptar Nikola Kedhi në një artikull të fundit duke shpjeguar përkatësinë e kombit ballkanik Kultura perëndimore dhe evropiane, një arsye më shumë për të promovuar hyrjen e saj në Bashkimin Evropian, pa lënë në harresë edhe mos trasparencën e qeverisë Rama.

Rama duket se interesohet më shumë për formën sesa për përmbajtjen, është i shkëlqyer në komuniku, iniciativat e tij propagandistike nuk janë shpalosur për herë të parë, sepse duket sikur ka krijuar “Republikën Shqiptare të Atleteve”, pasi i pëlqen shumë të veshë atlete sportive. Ai aspiron të jetë një Obama i Ballkanit,por pas axhendës së tij politike liberale dhe nxitës për një shoqëri të hapur, por pa trasparencë përveç ndihmës që iu dërgua Italisë për të cilën jemi mirënjohës, nuk mundet dhe nuk duhet heshtur./Tema/

ilgiornale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments