6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShteti duhet t’i paguaj dëmshpërblim 2,58 milionë denarëshVerushevskit në kundërvlerë(42.000 euro)

Shteti duhet t’i paguaj dëmshpërblim 2,58 milionë denarëshVerushevskit në kundërvlerë(42.000 euro)

linku https://telma.com.mk/otshteta-od-42-000-evra-za-verushevski/

Dy milionë e 580 mijë denarë duhet t’i paguaj shteti ish-agjentit Zoran Verushevski, vendosi Gjykata Themelore Civile Shkup.

Gjykata solli vendim me të cilin kërkesa për padi e paditësit është miratuar pjesërisht. Me vendimin i padituri obligohet paditësit nën emrin dëm jomaterial për shkaktimin e gjendjes së rënduar shpirtërore për të drejtat personale – nder, prestigj dhe dinjitet, për shkak të privimit të pabazë nga liria – paraburgimit, t’i paguhet kompensim në të holla në shumë prej 2.580.000,00 denarësh, për kamatëvonesë ligjore të përllogaritur nga dita e sjelljes së aktgjykimit – 4.11.2019 deri në pagesë. Pretendimi më i lartë i paditësit në dallim me shumën e gjykuar apo të aprovuar prej 2.580.000,00 denarësh deri në shumën e kërkuar prej 4.104.000,00 denarësh refuzohet si i pabazë, thonë për MEDIAL-n nga Gjykata Themelore Civile Shkup.

Ish-agjenti dhe këshilltar i sigurisë i kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski në padinë para Gjykatës Civile kërkoi dëmshpërblim prej shtetit në lartësi prej katër milionë e 104 mijë denarësh, gjegjësisht rreth 71.000 euro, për 344 ditët e kaluara në paraburgim për lëndën “Puç” dhe për posedimin e paautorizuar të armës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments