9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionShpëtim Pollozhani godet rëndë Arben Çejkun pse e lavdëroi Ali Ahmetin ...

Shpëtim Pollozhani godet rëndë Arben Çejkun pse e lavdëroi Ali Ahmetin …

Ish ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, bëri një deklaratë ku e cilësoi Ali Ahmetin si president meritor të Maqedonisë së Veriut duke i atribuar Ahmetit shumë merita për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe proceseve avancuese të gjuhës shqipe, shkruan InfoShqip.

Deklarata e ish ambasadorit ngjalli disa rreagime, ku mes tjerash është edhe ajo e Kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik, Shpëtim Pollozhanit, më poshtë ndiqeni të plotë deklaratën e Pollozhanit.

“Ç’ bëre ti ore servil sa ishe ambasador në RMV? Ç’ bëre ti për ta zbatuar nein 8 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili edhe në Alinea 1,2 dhe tre është shumë decid ku thotë se: Shqipëria duhet ti mbrojë shqiptarët jashtë shteti amë. Alinea 2, Shqipëria duhet tindihmojë shqiptarët jashtë shetit amë. Alinea 3. Shqipëria duhet tu ndihmojë shqiptarëve jashtë shtetit amë në kultivimin e vlerave kulturore dhe historke. Ç’bëre ti si ish ambasador i Shqipërisë në RMV, përveçse defiloje në darka e ahengje të kuislingëve shqiparë bashkë me ate gjeneralin që i shkruan libra fatkeqësisë sonë historike -kuislingëve shqipfolës që ia vranë ardhmërinë rinisë sonë.” – Përfundoi Pollozhani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments