12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeShkarkimi i Janevës kalon në komisionin për zgjedhje dhe emërime

Shkarkimi i Janevës kalon në komisionin për zgjedhje dhe emërime

Raportin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Katica Janevës, Kryeparlamenatri Talat Xhaferi ia ka përcjellë Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, të cilin e drejton deputeti Ilia Dimovski.

Tani sipas procedurave Kuvendore, Dimovski duhet të caktojë seancë ne të cilën do të vendoset për shkarkimin ose jo të Katica Janevës, e cila nga 21 gushti po qëndron në paraburgim në Shutkë. I njëjti Komision po ashtu duhet të vendosë nëse seanca do të jetë e hapur për opinionin apo do të mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Në bazë të rregullore së Kuvendit, pas përfundimit të debatit në Komision, kryetari Talat Xhaferi duhet të thërrasë seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Ndërkaq vendimin e deputetëve në fund duhet ta vërtetojë Këshilli i Prokurorëve. Kjo sepse siç parasheh neni 18 i PPS-së, Kuvendi e përcakton propozimin për shkarkim të prokurorit publik te Këshilli i Prokurorëve Publikë shumicën e dy të tretave, duke përfshirë edhe shumicën e votave të deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë, dhe do ta parashtrojë te Këshilli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments