6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSHGM dënon etiketimet publike të Zijadin Selës ndaj TV 21

SHGM dënon etiketimet publike të Zijadin Selës ndaj TV 21

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sjelljen e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, për statusin e postuar në profilin e tij në Tëitter, ku ai akuzoi TV 21 se po shërbente si platformë propagandistike e BDI-së duke përdorur fondet e Bashkimit Evropian. Ky mesazh nga Sela erdhi pasi në emisionin EU Click, i cili është i përgatitur në kuadër të projektit Nordika, ishin të ftuar Bujar Osmani si Koordinator kombëtar për menaxhim me ndihmën e huaj në vend dhe Visar Ganiu, Kryetar i komunës së Çairit i cili më herët ishte pozitiv në testin për Kovid-19, thuhet në reagimin e SHGM-së.

“Sipas TV 21, vetëm gjatë muajit të fundit, përfaqësuesit e ASH-së disa herë kanë qenë mysafirë në emisione të ndryshme të këtij televizioni. Prandaj, besojmë se statusi i zotit Sela paraqet një sulm mbi politikën editoriale të këtij mediumi dhe presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve që punojnë në emisionin EU Click”.

Kjo nuk është hera e parë që TV 21 është shënjestër e kërcënimeve dhe etiketimeve nga politikanët vendas, thuhet më tej në reagim, ndërsa sulme të tilla veçanërisht shpeshtohen në kohë kur jemi në prag të fushatave zgjedhore. Theksojmë se nuk është detyrë e politikanëve që të vlerësojnë publikisht profesionalizmin e mediave dhe nëse kanë vërejtje për punën e tyre, duhet të paraqesin ankesa në Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni ose në Këshillin e Nderit në SHGM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments