9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA-ja teston me sukses armën laserike, shkatërron aeroplanin gjatë fluturimit

SHBA-ja teston me sukses armën laserike, shkatërron aeroplanin gjatë fluturimit

Një anije luftarake e marinës amerikane ka testuar me sukses një armë të re laserike të energjisë së lartë që mund të shkatërrojë aeroplanin gjatë fluturimit, raporton CNN.

Pamjet dhe videot e ofruara nga marina shfaqin anijen e transportit USS Portland, prej nga kryhet testimi.

Fotografitë tregojnë laserin që buron nga kuverta e anijes luftarake. Videot e shkurtra ndërkohë tregojnë atë që duket si dron në flakë.

Marina nuk ka treguar për lokacionin specifik të provës, duke thënë vetëm se prova është kryer në Paqësor më 16 maj.

Marina thotë se laserët, të cilët i quan armë energjetike të drejtuara, mund të jenë mbrojtje efektive kundër dronëve ose anijeve të vogla të armatosura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments