11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaSportSERIE A, MJEKËT DHE LOJTARËT / MOS RIFILLONI STËRVITJET

SERIE A, MJEKËT DHE LOJTARËT / MOS RIFILLONI STËRVITJET

Stafet mjekësore të skuadrave dhe Asociacioni i Lojtarëve italianë janë kundër rifillimit të stërvitjeve.

Ata kanë kërcënuar të marrin masa nëse skuadrat bëjnë presion që t’i kthejnë në stërvitje shumë herët, në pandeminë e koronavirusit.

Ka pasur raportime për një përplasje në konferencën e Lega Serie A, mes presidentit të Lazio dhe atij të Juventus, në atë se sa gjatë duhet të ndalen stërvitjet, transmeton lajmi.net.

Një komunikatë e lëshuar nga shefi i stafit mjekësor në Serie A, paralajmëron se ata do të marin masa nëse është e nevojshme.

“Duke pasu parasysh evoluimin serioz të infektimit me Covid-19 në gjithë botën, mjekët e Serie A shprehin shqetësimin e fortë rreth mbrojtjes së shëndetit të të punësuarëve të klubit dhe nuk mendojmë se stërvitjet duhet rifilluar së shpejti” thuhet në komunikatën, transmeton lajmi.net.

“Kështu që, unanimisht, mjekët këshillojnë që ne të mos nisim stërvitjet deri në pastrimin e situatës emergjence” thuhet tutje.

Në mendim të njëjtë me këtë komunikatë është edhe Asociacioni i Lojtarëve Italianë.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments