3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSeanca për rastin “Titanik 3”, shtyhet për më 13 shtator!Mungoi deputeti Ejup...

Seanca për rastin “Titanik 3”, shtyhet për më 13 shtator!Mungoi deputeti Ejup Halimi…

Seanca për rastin “Titanik 3”, shtyhet për më 13 shtator për shkak të mungesës të të akuzuarit Ejup Alimi. Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Marija Kletniçka theksoi se për shkak të obligimeve si deputet në Kuvend, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka njoftuar gjykatën se Ejup Alimi në cilësinë e deputetit dhe koordinatorit të BDI-së merr pjesë në punën e takimeve të rregullta koordinatave të cilat mbahen çdo të hënë.  Kryetarja e Këshillit gjyqësor Marija Kletniçka tha se për seancën e ardhshme gjyqësore në të cilën janë përcaktuar fjalët përfundimtare prania është e domosdoshme, nëse dikush mungon do të ndërmerren masa shtesë.  Në rastin “Titanik 3”, të Prokurorisë Publike Speciale të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja të cilët ngarkohen se si anëtarë të Komisionit zgjedhor komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments