8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeSeanca për “Maxhar Telekom” anulohet për më 28 nëntor,nuk erdhi gjykatësja?

Seanca për “Maxhar Telekom” anulohet për më 28 nëntor,nuk erdhi gjykatësja?

Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom” për më 28 nëntor, për shkak të mungesës së arsyetur të gjykatëses Lenka Davitkova

Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dëgjohet ish shefi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski.mkd.mk

Rasti kundër ish gjeneralit dhe drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat,  si dhe dy persona tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjes së marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote “Maxhar Telekom”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.

Përveç Sandreit dhe Plat, të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Dyshohen se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çapteks holdings limitid”, dhe në atë mënyrë i kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë.

Gjykimi filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e ndërmori Prokuroria Speciale Publike. Tani lënda sërish është kthyer  në PTHP.

Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom” është caktuar për më 28 nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments