3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeRrugët në Dibër gjysmë të zbrazura, në Qendrën Zhupë të zbrazura

Rrugët në Dibër gjysmë të zbrazura, në Qendrën Zhupë të zbrazura

Pas lajmit për katër raste të tjera të të infektuarve me koronavirus në Dibër dhe Qendër Zhupë, me çka numri i këtyre dy komunave u rrit në 11 persona, në dy komuna rrugët janë të zbrazura, para së gjithash në Qendër Zhupë.

Në Dibër tashmë janë mbyllur të gjitha kafenetë dhe objektet afariste shërbyese, nëpër rrugë mund të vërehet ndonjë automjet, ndërsa qytetarët dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.

“Gjatë ditës së djeshme patëm qarkullim të shtuar, para së gjithash qytetarët blinin miell, brumëra, vaj dhe artikuj të tjerë ushqimorë, si dhe prodhime për mirëmbajtje të higjienës”, thonë pronarët e objekteve tregtare.

Në disa barnatore është rritur kërkesa për maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka në konferencën e sotme për shtyp kërkoi të mbyllen të gjitha objektet, përveç marketet dhe barnatoret.

“Në Qendër Zhupë pothuajse edhe nuk ka kurfarë lëvizje. Tre kafenetë janë mbyllur, institucionet arsimore nuk punojnë, administrata lokale punon me personel të reduktuar, por nuk ka kurfarë interesi për ndonjë shërbim të caktuar. Banorët tashmë nuk shkojnë për vizita vendore”, thotë Fehmi Skender, kryetar i Shtabit komunal të krizës.

Banorët janë në pritje për sqarim të hollësishëm të asaj që për ta do të thoshte gjendje krize.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments