10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeRrëmbyesi i autobusit në Lubjanë ka vdekur në stacionin e policisë

Rrëmbyesi i autobusit në Lubjanë ka vdekur në stacionin e policisë


Një burë 48 vjeçar i paidentifikuar nga Kranji, i cili mbrëmë e rrëmbeu autobusin në Lubjanë pas arrestimit ka vdekur në stacionin e policisë edhe krahas tentimeve për reanimacion.

Policia sllovene ka njoftuar se ai ka rrëmbyer një autobus nga transporti publik dhe nën kërcënimin e mjetit të fortë e ka detyruar shoferin të devijojë nga linja e rregullt, por pasi është arrestuar, ka humbur vetëdijen dhe ka vdekur.

Mediat sllovene kanë informuar se sulmuesi me kaçavidë i është kërcënuar shoferit të kthejë te qarkorja, shoferi e ka dëgjuar atë, por ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit që të alarmojë policinë. Poashtu dhe një udhëtare ka arritur ta alarmojë policinë për incidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 21.

“Policia me përdorimin e mjeteve të detyrueshme (pranga, forcë fizike dhe intervenim profesional) e ka neutralizuar sulmuesin dhe e ka vënë nën kontroll jashtë autobusit. Në procedurën pas arrestimit, i arrestuari ka filluar të ngulfatet. Policia ka filluar t’i jep ndihmën e parë, pastaj ka vazhduar edhe ekipi i Ndihmës së shpejtë, duke tentuar ta reanimojnë. Por edhe krahas tentimeve, ai ka vdekur”, thuhet në komunikatën e policisë.

Mediat njoftojnë se rrëmbyesi pas hyrjes në automjet është sjellë çuditshëm dhe është e mundur të ketë qenë nën ndikimin e drogës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments