9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV, prej sot hyn në fuqi ligji i ri për Prokurori Publike

RMV, prej sot hyn në fuqi ligji i ri për Prokurori Publike

Sot hyn në fuqi ligji i ri për Prokurori Publike që u miratua në shkurt të këtij viti, para shpërbërjes së Kuvendit. Edhe pse ky ligj nuk ishte kusht formal për fillim të negociatave me BE, disa vende anëtare të Unionit kanë theksuar rëndësinë e miratimit të tij. Një pjesë e dispozitave ligjore u kritikuan nga VMRO – DPMNE, ndërsa vërejtja kryesore ishte se, në këtë ligj fshihet tentimi për amnistim të funksionarëve të pushtetit.

Prokurori publik, Lubomir Joveski ka deklaruar për DW se, zgjidhja e re ligjore nuk do të thotë amnisti e fshehur për persona të caktuar që kanë kryer vepra penale.

Sipas tij, ligji i ri, e avancon punën e Prokurorisë Publike dhe e përforcon pavarësinë e saj, me çka edhe zgjidhet problemi shumëvjeçar i financimit.

“Me ligjin, për nevojat e Prokurorisë Publike do të ndahen më së paku 0,4% e buxhetit të shtetit. Me këtë ligj eliminohen ndikimet politike në zgjedhjet e prokurorëve, sepse për zgjedhjet në prokurori publike më të lartë tani është kusht që prokurori publik të ketë punuar një periudhë të caktuar në prokurorinë më të ulët. Do të thotë do të respektohet parimi i karrierës”, deklaroi Joveski.

Ai po ashtu tha se, me ligjin e ri është e paraparë që prokurorin publik i cili udhëheq me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ta zgjedhin prokurorët publik.

Prej sot nuk vlen më ligji i PSP, por kjo sipas Joveskit, nuk do të thotë se bien në ujë lëndët që ka hapur kjo prokurori. Sipas tij, në ato lëndë veprohet në mënyrë të vazhdueshme nga ana e prokurorëve kompetentë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, duke folur në lidhje me këtë lidh gjatë një paraqitje të saj, tha se  me Ligjin për PP-në i cili sot hyri në fuqi dhe me ligjet tjera të cilat janë harmonizuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias, tani për herë të parë kemi shans.

Ajo tha se, parashikojnë kontroll të plotë nga ana e institucioneve përkatëse të pronës dhe prejardhjes së pronës të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, sepse se te disa prokurorë dhe gjykatës, sipas saj, diçka nuk është e logjikshme.

“Tani kemi një grup të plotë të deputetëve, i cili praktikisht për paratë e dhëna në fushata është dashur ta bllokojë Ligjin. E dini sa energji, sa negociata veçanërisht edhe kryeministri mes tjerash edhe shumë të tjerë si ministrja e Drejtësisë, ministre e cila bëri çmos që të vijmë deri tek ky Ligj i cili do ta marrë edhe vulën evropiane dhe i cili dot ë sigurojë shans për shtet juridik”, theksoi Shekerinska.

Me 80 vota për dhe 6 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 16 shkurt e miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike.

Sipas ligjit të ri, “Bombat” përkatësisht materialet nga përgjimet e paligjshme të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i dorëzoi në Prokurorinë Speciale Publike do të jenë prova vetëm në rastet për të cilat janë ngritur aktpadi deri më 30 qershor 2017, përkatësisht 18 muaj nga dorëzimi i materialeve, në hetimet do të jenë indikacione, kurse në ato parahetimore nuk do të përdoren as si indikacioneKëtë e parasheh neni 110 nga Ligji për prokurorinë publike.

Kjo nënkupton që “bombat” nuk do të përdoren si prova, por vetëm si indikacione në rastin “Perandoria”, ku i akuzuari i parë është biznesmeni Orce Kamçev,  në rastin “Regjistrim” kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, rastin “I fuqishmi”, kundër deputetit të VMRO-DPMNE së, Antonijo Milloshoski dhe raste tjera të ngritura pas afatit të kontestueshëm.

Për zgjidhjen ligjore është negociuar më tepër se një vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments