19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeREXHEP IMERI kryetar i B.L. Luboten porosi ZAEVIT: Kërkoni falje banorëve dhe...

REXHEP IMERI kryetar i B.L. Luboten porosi ZAEVIT: Kërkoni falje banorëve dhe kthejeni duhanin!

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Lubetenit, Rexhep Imeri, dërgoi një porosi për kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai tha se kur ishte nevoja për ta ndihmuar atë, i dolën në ndihmë, ndërsa tani, ai po ua merr kafshatën e gojës.

“Kemi dalë për ta ndihmuar. Sot ai jep një urdhër, andaj kërkoj në mënyrë publike nga Zoran Zaev dhe Spasovski se ata i kanë një hak të madhe këtyre banorëve, të u kërkojnë falje dhe ta kthejnë duhanin e konfiskuar ngase ky duhan është kultivuar në mënyrë të ndershme dhe është legal. Le ta kthejnë kafshatën e gojës që ua kanë marrë banorëve”, tha Rexhep Imeri, raporton SHENJA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments