6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaRevizioni konstaton parregullsi në punën e shëndetësisë

Revizioni konstaton parregullsi në punën e shëndetësisë

Parregullsi të shumta në punën e ministrisë së Shëndetësisë ka konstatuar kontrolli i Revizionit Shtetëror. Në periudhën kur dilemat për vaksinim janë të theksuara, revizioni ka vërtetuar se afati i vaksinave nuk korrespondon me afatin e vendosur në faturën e furnizuesit. Revizioni ka nënvizuar se një gjë e tillë nuk është hetuar nga kontrolli i brendshëm i ministrisë dhe se situatat e tilla sjellin ulje të përqindjes së vaksinimit të popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë të angazhojë person përgjegjës i cili do të vendos sistem të informimit të vazhdueshëm të gjendjes me vaksinat, materialet mjekësore si dhe barërat”, thonë nga Revizionin shtetëror.

Në kuadër të programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulae, dikasteri i Shëndetësisë sipas revizorit, ka paguar mjekë të huaj në vlerë prej rreth 40 milion denarësh për aktivitete të cilat nuk kanë zgjatur më shumë se 8 ditë, ndërkaq marrëveshja e ka paraparë angazhimin një mujor të tyre.

Të mos praktikohet publikimi i tekstit të përgjithshëm lidhur me një pjesë të Programeve për mbrojtje shëndetësore dhe të njëjtat të publikohen me informata më të detajuara lidhur me mjetet buxhetore si dhe të specifikohet baza përmes së cilës persona fizik dhe juridik kanë të drejtë për refundimin e mjeteve”, theksojnë nga Revizionin Shtetëror.

Revizioni poashtu ka konstatuar se për vitin 2017 ministria ka ndarë mjete të pa mjaftueshme buxhetore për pacientët me sëmundje të rralla. Terapi është siguruar vetëm për 130 pacientë ndërkaq nevoja ka qenë më e madhe. Ministria e Shëndetësisë nuk posedon informata mbi sasitë e terapive që posedojnë Klinikat. Parregullsi janë konstatuar edhe në programin për mbrojtjen e personave nga sëmundjet që kanë varshmëri, poashtu në programin për pengimin e përhapjes së tuberkulozit si dhe shumë programe të tjera të cilat po zhvillohen në kuadër të ministrisë.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments