8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeReshje bore, ndalesa për kamionë afër Strazhës dhe rrugën për në Mavrovë-Dibër

Reshje bore, ndalesa për kamionë afër Strazhës dhe rrugën për në Mavrovë-Dibër

Reshje bore  në Kodër të Diellit, Mavrovë, Kullë, Krushevë, Kriva Pallankë – VK Deve Bair dhe në grykat malore Strazhë, Gjavatë de Presekë. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në mëngjesin e sotëm janë vendosur  në grykën malore Strazhë dhe në aksin rrugor Mavrovë –  Dibër, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti në vend do të jetë nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë dhe do të ketë reshje të shiut, të cilat në disa vendet do të jenë vërshuese (mbi 25 l/m2). Në zonat  malore reshjet do të jenë të borës. Gjatë ditës reshjet do të kalojnë nga shi në borë dhe në disa vende të ulëta do të formohet mbulesë e hollë dëbore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri në 6 gradë Celsius.

LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve përkujton se për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments