15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeREL / Rreth 40.000 automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara janë aktive...

REL / Rreth 40.000 automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara janë aktive në komunikacion në Maqedoni

linku https://www.slobodnaevropa.mk/a/29793759.html

Rreth 40.000 automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara, sipas kompanive të sigurimit, në mënyrë aktive janë të përfshira në komunikacionin e rrugëve dhe paraqesin kërcënim për lëvizjen e sigurt në komunikacion, paralajmërojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve.

Prej atje theksojnë se siguria në komunikacion në masë të madhe varet nga rregullshmëria e veturës, por se edhe krahas kësaj një grup i caktuar i shoferëve i shfrytëzojnë automjetet duke shmangur ose “harruar” kontrollet e detyrueshme teknike të automjeteve, servisin e rregullt dhe sigurimin e rregullt të detyrueshëm dhe regjistrimin e automjetit.

“Raporti i tillë drejtë automjetit dhe në përgjithësi drejtë sigurisë në komunikacion është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Motivet e sakta për mënyrën e tillë të sjelljes zbulohen vështirë, por është e sigurt se bëhet fjalë për udhëtarë pa përgjegjësi të cilët e nënvlerësojnë rrezikun nga fatkeqësitë eventuale dhe të cilët i nënçmojnë pasojat nga fatkeqësitë. Shoferët e tillë, edhe krahas asaj që e vërejnë se ka parregullsi të caktuara ose sistem i caktuar i automjetit nuk funksionon, megjithatë vendosin që të përfshihen në komunikacion dhe ta rrezikojnë sigurinë në komunikacion”, thonë nga KRSK.

Theksojnë se vozitja e automjeteve të parregullta dhe të paregjistruara është e rrezikshme, me rrezik dhe pa dobi nëse kemi parasysh faktin se sa të mëdha janë sanksionet për pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar dhe cilat janë pasojat dhe humbjet nëse merret pjesë në fatkeqësi komunikacioni me automjet që nuk është në rregull,i paregjistruar dhe i pasiguruar.

Arsyetimet më të shpeshta të cilat i përdorin shoferët janë “Kam shpenzime, nuk kam mjaftueshëm para”, “Isha i sigurt se vetura ishte në rregull”, “Nuk shfaqte shenja të defektit”, “Gjithë jetën vozis kështu, asgjë nuk ka ndodhur”, “Nuk e përdor shumë veturën, nuk më paguhet që ta regjistroj”.. Sipas KRSK-së, asnjë arsyetim nuk mund të jetë i mirë dhe të gjithë shoferët duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat të cilat i sjellë automjeti që nuk është në rregull dhe i paregjistruar.

Për pjesëmarrje në komunikacionin e rrugëve, automjetet duhet të regjistrohen, të kenë patent shofer valid ose vërtetim për vozitje dhe duhet të shënohen me targa të regjistrimit. Mosrespektimi i kësaj dispozite ligjore sanksionohet me dënim në të holla prej 500 eurove në kundërvlerë denari

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments