3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme“Reket”, Boki 13 nga prokuroria përfundon në spital

“Reket”, Boki 13 nga prokuroria përfundon në spital

Në mesditë, policia e burgut e solli Boki 13 nga paraburgimi për të dëshmuar para Villma Ruskoskës. Furgoni i burgut e solli përmes derës së pasme. I prangosur dhe me një shishe ujë, u ngjit në Prokurorinë e Krimit të Organizuar.

Por, Boki 13 nuk dëshmoi para Ruskoskës. Iu përkeqësua gjendja. Filloi të vjellë dhe menjëherë e thërritën ambulancën. Brenda pak minutash me karrocë doli nga ndërtesa e prokurorisë.

Avokati i tij bëri të ditur se pasi i është përkeqësuar gjendja, Boki 13 nuk ka qenë kontaktibil. Janë përballur me një skenë të pakëndshme. Qëkur është në paraburgim Bojan Jovanovski mbi 20 herë është dërguar në kontrolle mjekësore me rekomandim të shtrihet në spital.

Unë kur erdha ai tashmë villte në tualet, pra as prononcim as asgjë. Villte me të madhe. Ishte një skenë neveritëse. Më pas nuk ishte kontaktibil. Nuk ishte kontaktibil as me mua, as me mjekët. Një skenë shumë e keqe, që është dukshëm e mundimshme”…- tha Sasho Dukovski, avokat i Bokit.

Boki 13 është dërguar në spitalin e qytetit “8 Shtatori”. E kanë kontrolluar, ndërsa jozyrtarisht me personelin mjekësor ai ka komunikuar duke shkruar në letër. Nga Prokuroria për krim të organizuar njoftuan se nuk ka termin të ri për dëshminë e  Boki 13. Para Ruskoskës nuk do të deklarohet as Katica Janeva. Avokatët e saj kanë marrë vendim të tillë dhe do të presin aktakuzën. Ndërsa, largimin e sotëm të Boki 13 e shënoi një veprim i turpshëm dhe jodinjitoz i njërit prej policëve që e mbanin në karrocë, i cili në një moment i kthye drejt kamerave televizive me një gjest të pasjellshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments