4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeRegjistri qendror / Është kryer hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik, të...

Regjistri qendror / Është kryer hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik, të dhënat nuk janë rrezikuar

Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmon se është kryer hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik dhe potencoi se gjatë hyrjes aspak nuk janë prishur gjendja dhe integriteti i të dhënave në të gjitha regjistrat.

Gjatë hyrjes së paautorizuar, informojnë nga Regjistri qendror, menjëherë është parashtruar padi deri te Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale.

“Hyrje joligjore është kryer me keqpërdorim të sigurisë dhe tejkalim të pengesave të sigurisë nga ana e Shoqatës për përpunimin e të dhënave dhe veprimtarive të ngjashme INFOGRUP SHPK Shkup. Në atë mënyrë ky person juridik në mënyrë të paautorizuar ka siguruar të dhëna nga regjistri që e udhëheq Regjistri qendror”, thuhet në kumtesën e Regjistrit qendror.

Në kumtesë thuhet se gjatë hyrjes së paautorizuar aspak nuk janë prishur gjendja dhe integriteti i të dhënave në të gjitha regjistrat që i udhëheq Regjistri qendror.

MPB-ja kumtoi se për hyrjen e paautorizuar në sistemin kompjuterik të Regjistrit qendror mbrëmë në stacionin policor “Beko” u dërgua ish deputeti nga radhët e PRSD, Ljubomir Josifovski.

“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në Byronë për siguri publike pranë MPB-së së RMV, më 02.09.2019, pas padisë paraprakisht të parashtruar nga ana e Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe konsultimit me prokurorin kompetent publik nga PTHP Shkup, e privoi nga liria personin L.J. (46) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazës themelore të dyshimit për vepër të kryer penale “Dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik”, të paraparë dhe të dënueshme sipas nenit 251 nga KP i RMV, informuan nga MPB-ja. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments