6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRebelohen të rinjët e BDI-së: A U BO BOLL-MJAFT MË!

Rebelohen të rinjët e BDI-së: A U BO BOLL-MJAFT MË!

Ndasitë, përçarjet dhe dorëheqjet nuk kanë të ndalur në BDI edhe tek Forumi Rinor. Mospajtime për futjen fët e fët dhe zgjedhjen e kryesisë qendrore ad hoc 5 minuta në 12 jo vetëm që po përflitet si spektakolare në kontest negativ por edhe si Kongres i përçarjes edhe tek të rrinjtë e BDI-së dhe po marin krah në atë që nuk kontrollohet nga BDI pleqtë rrjetet sociale .Të rrinjtë që janë ardhmëria e të cilët bënë aktivitete jo që nuk u pëfillën por edhe u turpëruan akuzojnë se gishtin e drejtuar dhe të fshehur u përdor njësoj sikur edhe tek pleqtë e BDI-së .AMA BASH NJËSOJ sepse dora e zgjatur e Musa Xhaferit veproi por tash nën kontroll të vetë Ali Ahmetit, fjalimi i të cilit në Forumin Rinor të BDI-së llogaritet ndër fjalimet jo të dështuara por më të papërgaditura – pra SCANDAL i paparë deri tash në skenën politike shqipfolëse këtu në Maqedoni ,fjalim pa logjikë dhe shkarje të muhabeteve në KONGRES që tregon se lideri i BDI-së ka nevojë për PUSHIM dhe TRETMAN (ose mbase nuk i kishte pirë hapat )..Njeriu që akuzohet nga të paknaqurit e Forumit rinor të BDI-së nëpër rjetet sociale është ish kryetari Hisen Xhemaili sepse ishte Ai cili ua lexoi listën e re në mbledhjen 5 minuta në 12 të fillimit të Kongresit dhe kuptohet mba përgjegjësi për dëshprimin e të Rrinjëvee pra u përdor si altoparlanti për lexim në listën të rrinjëve se kjo është lista për Kryesi nga ku vetëm, të 10 vetave mori përkrahje dhe në pyetjen a ka kundër askush nuk reagoi se edhe të rrinjtë presin ata që kanë mbetur këtu se nuk kanë mundësi për të ikur nga vendlindja po përjetojnë skenarin e më të vjetërve pra kush do bëjë aktivitete ata që mbajnë Roleksa ,që i gëzuan të gjitha privilegjet dhe nuk u panë asnjëherë në aktivitete …Pra Pleqtë e BDI-së luajtën me ndjenjat e të rrinjëve dhe gjithë aktivitetin e tyre mba vulën e prapaskenës së hakmarjes,FUND I TURPSHËM Në rrjetet sociale publikisht Shkruan djali i dëshmorit Muhamed Aliu dhe jep doreheqje nga BDI
U Turpërova nga TURPI I TYRE!

Shumë të nderuar dhe shumë të rrespektuar ju miq, shokë, ju te cilët më keni qëndruar gjithmonë pranë në momente të mira dhe të këqija, në momentin kur me mungonte baba të cilit ia hedha dheun syve per një të ardhme më të ndritur.

Me shumë keqardhje e them se koha është që të themi A U BO BOLL/MJAFT MË!

Ku mbetën djemt që nuk i ka le lokja prej barkut, por që i ka qitë huta prej çarkut, e që buzëqeshnin kur shikonin flakën e barotit!

Sot në Tetovë u mbajt kuvendi i forumit rinor (familjar, funksionar) të partisë politike të formuar nga gjaku i djemve më të mirë të kombit, forum i cili ishte jolegjitim e që më shumë i ngjante tubimit ku shumica ishin në moshë, dhe ku u zgjodh kryesia e re e cila vetëm se paraprakisht ishte Zgjedhur nga disa individ (Sekretar) për të cilën mendoj që nuk ua dojnë të mirën të rinjëve. Kjo kryesi duheshte të zgjidhet nga vet delegatët e forumeve rinore në nivel Republikan, ku të njejtit do të votonin kryesinë në mënyrë dinjitoze, por kjo nuk ndodhi sepse ishte krejt e pregaditur se kush do të bëhet dhe çka do bëhet, jo Transparencë!

Sot në kuvend të forumit rinor janë zgjedhur disa antarë të cilët në asnjë kohë dhe në asnjë moment nuk e ka shkelur ndonjëher shtabin e partisë, përkundrazi kan hedhur vrer dhe e kan sharë partinë, e sot ai/ajo nuk mundet të më përfaqëson mua dhe shumicën e të rinjëve sepse nuk kanë legjitimitet, për faktin se është i/e zgjedhur në mënyrë jo të rregullt dhe statutore dhe nuk mundet që dikush të vendos për fatin e rinisë dhe forumit rinor sepse fundi nuk ngjan të jet i mirë!

Ku është ajo që u thirrnit në MERITOKRACI, po më tregoni njëher se me çfar merita jan zgjedhur disa aty, më tregoni se cfar prapavije dhe merite kan ato dhe te pajtohemi edhe ne me mendimin dhe propozimin e juaj?

Ju luta, ju kerkova që si djal Dëshmori të jap kontributin tim në forum rinor, në parti e cila është e dalë nga lufta dhe si e tillë thirret në emër të luftës, nuk e morët parasysh kërkesën time.

Sot u tha se edhe Fëmijët e Dëshmorëve qëndrojnë pas Kryetarit të forumit rinor dhe kryesisë së saj.

Unë Fuat Abaz Beqiri i biri i Dëshmorit me plot përgjegjsi dhe vetëdije e them se derisa fëmijet dhe familjet e Dëshmorve nuk marrin pjes në strukturat partiake, në kryesi qendrore dhe lokale, qoftë të forumit apo të kryesis më të lartë partiake atëher ato nuk ju qëndrojnë prapa, dhe mendoj që koha është të ndaloni së përmenduri Dëshmorët vetëm në tubime dhe mos të bëni asgjë për fëmijët dhe familjet e tyre!

Ju as kvotën prej 20%, pjesmarje në organet e partisë të familjeve të dëshmorevë nuk jeni duke respektuar!

Unë nuk do heq dorë asnjëher, do qëndroj këtu, por do ju kritikoj vazhdimisht nga sot e tutje, nuk ju kam kritikuar asnjëher, nuk ju kam sharë se nuk është në etikën time, përkundrazi kur të tjerët ju kan ofenduar dhe sharë unë ju kam mbrojtur, edhe atë ka pasë raste që ndoshta edhe e kam keqpërdorur figurën e prindit tim DËSHMORË!

Nëse jemi ba penges për ju, ne do të distancohemi, por ju pergjërohem, MOS NA HARONI, na gjeni, na thirni kur të rezikohet atëdheu, se ne prap jemi ata që do e kallim barotin për SHQIPËRI!

Ju falem për aq nderë sa keni!

#JoLegjitimitet
#JoTransparencë
#Meritokraci

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments