19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaSportReal Madridi mund të zhvendoset në stadium tjetër

Real Madridi mund të zhvendoset në stadium tjetër

Real Madridi po e shqyrton mundësinë që të luajë ndeshjet e mbetura të këtij edicioni në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Ndeshjet e mbetura të edicionit aktual të La Ligas pritet të luhen pa shikues dhe Reali po shikon të shfrytëzoj mundësinë që të luajë larg stadiumit “Santiago Bernabeu”, në mënyrë që punimet e planifikuara të përfundojnë.

Sipas Marcas, klubi madrilen dëshiron të luajë në stadiumin “Di Stefano”, ndërkohë që puna po vazhdon në “Bernabeu”, pas pushimit prej dhjetë ditëve.

La Liga duhet të miratojë planin e Real Madridit për të ndryshuar stadiumin ku skuadra i luan ndeshjet si vendas.

Stadiumi “Alfredo Di Stefano” është dukshëm më i vogël se stadiumi i Realit. “Alfredo Di Stefano” ka kapacitet prej 6000 ulëseve. Në të zakonisht luan ekipi rezervë i Realit. Ky stadium e mban emrin e një prej emrave më të mëdhenj në histori të klubit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments