3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeRasti “Haraçi”, ku është telefoni i “Boki 13”?

Rasti “Haraçi”, ku është telefoni i “Boki 13”?

A kishte ndonjë lëshim elementar në mbledhjen e provave për rastin “Haraçi”?

Janë marrëve vetëm ato që thuhen në deklaratë, thonë nga Prokuroria Themelore Publike për “Kanal5” duke u përgjigjur në pyetjes nëse telefoni celular i Bojan Jovanovskit ishte konfiskuar, apo bëhet fjalë për ndonjë keqinterpretim i paqëllimshëm në deklarimin e detajeve.

PTHP më 16 korrik, nëpërmes një deklarate, raportoi për aksionin për arrestimin e të dyshuarve, Jovanovski dhe Zoran Kiçec, me çka deklaruan edhe mjetet të cilat ishin konfiskuar, ndërsa në asnjë deklaratë nuk thuhet se “Boki 13”, përveç veshjeve dhe bizhuterive, kompjuterëve dhe laptopit iu është konfiskuar edhe telefoni celular.

Telefoni celular i “Boki 13” duhet të jetë një nga dëshmitë kyçe, veçanërisht pasi prokurorja Vilma Ruskoska për “Kod” deklaroi se në rastin është përfshirë edhe një prokuror nëpërmes një telefonate.

Ruskoska edhe ekipi i saj nga dje janë në pushim vjetor, dhe sipas informacioneve nga prokuroria në tre javët e ardhshme do të pauzojnë edhe hetimet për rastin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments