8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionRamadan Muçolli / Përse Hashim Thaçit i duhet kaq shumë gjendja e...

Ramadan Muçolli / Përse Hashim Thaçit i duhet kaq shumë gjendja e jashtëzakonshme?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën në mbëmje, paralajmëroi se të mërkurën do t’ia përcjellë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me motivacion se përhapja e koronavirusit përbën rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës.

Thaçi tha se e drejta e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme buron nga Kushteuta dhe nga Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme. Ai u thirr në disa dispozita kushtetuese,  të cilat e fuqizojnë tepër shumë pozitën dhe rolin e Presidentit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti faktikisht i vë nën kontrollin e tij institucionet demokratike, institucionet e sigurisë, institucionet dhe agjencitë qeveritare, agjencitë e pavarura, kompanitë publike dhe, natyrisht, resurset shtetërore, me përjashtim të Kuvendit, të cilit i njihet njëfarë roli me rastin e marrjes së vendimit për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila prapë kërkohet nga Presidenti.

Përhapja e epidemisë së koronavorusit është një rast i shkëlqyeshëm për Thaçin. Ai do ta përdorë atë për të forcuar më shumë pozicionin e tij në dyluftimin politik me rivalin e egër, kryeministrin Albin Kurti, por edhe për të vënë një herë e mirë nën kontroll institucionin e kryeministrit, kushdo që të jetë ai apo ajo.

Po çfarë thotë Kushtetuta lidhur me rolin e Presidentit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme? Cilat janë ato të drejta dhe kompetenca që aq shumë do t’i hynin në punë Thaçit tani?

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, kur: (1) ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; (2) ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; (3) ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij” (Neni 131, Pika 1).

Presidenti mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në konsultim me kryeministrin.

Nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme” (Neni 131, pika 4).

Presidenti, në dekretin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është i detyruar të përcaktojë natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë.

Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për të drejtat dhe liritë” (Neni 131, pika 2).

Vendimi përfundimtar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret nga Kuvendi i Kosovës,  brenda 48 orësh, me votat e dy të tretave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt” (Neni 131, pika 2).

Kushtetutës lejon që gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme të vihen kufizime të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë.

Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk suspendohet. Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë, bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë Kushtetutë.”(Neni 131, pika 2).

Me Kushtetutë, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin, mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në Gjendjen e Jashtëzakonshme”. (Neni 131, Pika 7).

Sipas Kushtetutës, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti e drejton edhe Këshillin e Sigurisë.

Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës do të drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj”. (Neni 131, Pika 8)

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ushtron funksione ekzekutive.

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme. (Neni 131, pika 8)

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendja e jashtëzakonshme zgjat 60 ditë, por ajo mund të zgjatet edhe për 30 ditë të tjera me votat e shumicës së deputetëve në Kuvend.

“Gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e Jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej tridhjetë (30) ditësh, por jo më shumë se për nëntëdhjetë (90) ditë shtesë gjithsej.” (Neni 131, Pika 5).

Por, gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjasë edhe mbi 150 ditë, në qoftë se për këtë votojnë dy të tretat e deputetëve të Kuvendit.

Kur Presidenti konstaton se rreziku ndaj Republikës së Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që Gjendja e Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë, vetëm nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit” (Neni 131, pika 6).

Ja përse Hashim Thaçi e do kaq shumë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai e di shumë mirë kur dhe si mund ta arrijë atë që e dëshiron. Di shumë mire t’i sigurojë mbështetësit dhe aleatë që i duhen. Për çmim as nuk pyet fare…

Hashim thaçi është ujk i vjetër në politikë, tashmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments