16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRama ia pallon muhabetin Vuçiçit për deklaratën e Vulin: Nëse nuk...

Rama ia pallon muhabetin Vuçiçit për deklaratën e Vulin: Nëse nuk është meme, ta dënoni pa asnjë dyshim dhe e quan të mjerë cilësimin e shqiptarëve si “shiptarima”

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi një Twitter ka komentuar deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i cili ishte shprehur se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre”.

Këto deklarata erdhën pas mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që u mbajt dje.

Rama shkruan
“A është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments