8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaKulturëQeveria i përgjigjet BFI-së: Të drejtat fetare nuk realizohen përmes kërcënimeve

Qeveria i përgjigjet BFI-së: Të drejtat fetare nuk realizohen përmes kërcënimeve

Në përgjigjen e Qeverisë drejtuar BFI-së, thuhet se Maqedonia e Veriut është
shtet secular dhe se të drejtat dhe liritë fetare realizohen përmes ndërtimit të mirëbesimit të ndërsjelltë dhe jo përmes kërcënimeve dhe ultimatumeve, shkruan gazeta Lajm.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikisht e shpalos përgjigjen drejtuar udhëheqësisë së Bashkësisë fetare Islame dhe Reis Ulemas Sulejman Rexhepi, pasi mori letrën e BFI-së e cila përmban kërcënime dhe ultimatum për një lëndë e cila procedohet nga institucionet kompetente.
Në interes të publikut dhe në mbrojtje të vlerave të bashkëjetesës dhe konceptit një shoqëri për të gjithë, letrën e BFI-së adresuar Qerverisë dhe përgjigjen e Qeverisë deri te BFI-ja e publikojmë të plotë” thuhet në reagimin e Qeverisë.
“Të nderuar,
Në lidhje me letrën e pranuar me nr.03-154 nga ana e Juaj, theksojmë se e njejta paraqet formë të papranueshme të komunikimit me institucionet shtetërore, e cila është një formë e shantazhit dhe kërcënimit, për të cilin po mendojmë seriozisht që të informojmë zyrën e prokurorit publik kompetent.

Në letër përmendni disa lëndë, për të cilat udhëhiqen procedura para institucioneve kompetente, të pavarura nga vullneti i pushtetit ekzekutiv, i bazuar dhe i varur nga respektimi i ligjeve pozitive të shtetit.
Sipas Kushtetutës, si akt më i lartë juridik, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet secular, kurse pushteti ekzekutiv asnjëherë nuk do të ndërmerr veprime me të cilat do t’i manipulojë ndjenjat e besimtarëve ose të përzihet në raportet brenda bashkësive fetare ose mes tyre. Në këtë drejtim i hedhim poshtë të gjitha akuzat se ndonjëra nga bashkësitë fetare është favorizuar dhe akuzat e tilla i cilëzojmë si shumë tendencioze” thuhet mes tjerash në reagimin e Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments