3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e re në Mal të Zi, a po shkon blloku shqiptar...

Qeveria e re në Mal të Zi, a po shkon blloku shqiptar drejt koalicionit me partitë opozitare?

Ndërkohë që pritet certifikimi i rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, në Mal të Zi kanë filluar negociatat mes palëve politike për krijimin e qeverisë së re. ABC news mëson se koalicioni i 5 partive shqiptare ka nisur kontaktet me partitë opozitare, dy prej të cilave pro serbe për të qenë pjesë e kabinetit të ri. 

Partitë shqiptare po diskutojnë brenda blloqeve të tyre respektive lidhur me mundësinë që t’i bashkëngjiten partive opozitare për të krijuar një qeveri të re, duke çuar përfundimisht në opozitë presidentin dhe politikanin veteran Milo Gjukanovic.

Burime nga njëri nga dy grupimet e partive shqiptare thanë për ABC News se ka sinjale të qarta se po shkohet drejt këtij koalicioni të ri, në të cilin bën pjesë tashmë edhe kreu i lëvizjes Ura, Dritan Abazovic. Këto burime thonë se ka kontakte midis partive shqiptare të koalicionit të 5 partive shqiptare që drejtohet nga Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu, dhe partive opozitare, ndër të cilat, dy pro-serbe, dhe se po diskutohet pjesëmarrja e tyre në këtë qeveri të re.

Pritet që javën e ardhshme të përmbyllen diskutimet dhe të ketë një marrëveshje përfundimtare për qeverinë e re. Të njëjtat burime pohojnë se me sa duket ka gatishmëri nga Nik Gjeloshaj për t’iu bashkangjitur koalicionit, por ka hezitim nga Genc Nimanbegu, i cili është nga Ulqini, nga vjen edhe kreu i Urës, Dritan Abazovic.

Në një përpjekje për të qetësuar opinionin perëndimor, por edhe atë rajonal dhe brenda Malit të Zi, krerët e tre partive opozitare, përfshi Dritan Abazovicin e Urës, konfirmuan në një marrëveshje respektimin e flamurit, himnit dhe simboleve kombëtare të Malit të Zi, forcimin e marrëdhënieve me NATO-s, përshpejtimin e rrugës drejt BE-së dhe ajo që është më e rëndësishme për shqiptarët, se nuk do të tërheqin njohjen e Kosovës nga Mali I Zi.

Partitë shqiptare në Mal të Zi u grumbulluan në dy koalicione, 5 parti, Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva në një nën kryesimin e Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu, dhe 4 parti të tjera politike shqiptare, Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI në një tjetër, nën kryesimin e Fatmir Gjekës dhe Mehmet Zenkës, i cili ka qenë ministër i pakicave në qeverinë e Dusko Markovic, kryeministri I partisë DPS të Gjukanovicit./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments