6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePse Janeva ka tërhequr aktakuzë? Pas Kamçevit, edhe një i dyshuar e...

Pse Janeva ka tërhequr aktakuzë? Pas Kamçevit, edhe një i dyshuar e ka blerë lirinë me para?!

linku https://tv21.tv/pse-janeva-ka-terhequr-aktakuze-pas-kamcevit-edhe-nje-i-dyshuar-e-ka-blere-lirine-me-para/

Vazhdon procesi gjyqësor për rastin “TNT” të PPS-së. Të akuzuarit për rrënimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të Fijat Canoskit, sot kërkuan prolongim të seancës. Kërkuan përjashtim të Katica Janevës nga lënda për shkak se dyshojnë për lidhshmëri të drejtorit të kompanisë ndërtimore për të cilin është tërhequr aktakuza për lëndën “TNT” me rastin “Reket”.

“Kompania “Drim Bilding” nga Struga ka nënshkruar marrëveshje së bashku me Lidhjen ndërkombëtare ku kryetar është Bojan Jovanovski, ndërsa si person i autorizuar i kompanisë “Drim Bilding” është personi Adrijan Amzovski, ndërsa ky personi i njëjtë gjithashtu është edhe përfaqësues i autorizuar, përkatësisht udhëheqës edhe i kompanisë TD “Fine”  e cila ka marrë pjesë në ndërtimin e “Koskos-it”, deklaroi Toni Trajkovski, i dyshuar në rastin “TNT”.

Gjykatësi Ognen Stavrev, u tha të akuzuarve se Katica Janeva është në procedurë tjetër dhe se prokuroria si dhe gjykata do të prononcohen për atë hetim. Këtu Janeva nuk është lëndë diskutimi.

Sipas informacioneve të Trajkovskit, siç thotë ai të marra nga Regjistri Qendror, kompania Drim Bilding nga Struga në llogari të “Lidhjes ndërkombëtare” ka paguar shumë e cila ka qenë më e lartë se të ardhurat vjetore të vitit 2017.

“Ky nënshkrim i marrëveshjes vijon vetëm dy muaj pas tërheqjes së aktakuzës dhe procedurës penale të filluar në Gjykatën Themelore Shkup1, kundër personit Adrijan Amzovski, atë tërheqje e ka bërë personalisht Katica Janeva. Ajo e ka tërhequr aktakuzën në kundërshtim me ligjin pa shtuar apo parashtruar prova shtesë. Ajo lëndën e mori nga Gjykata Themelore dhe e mbylli atë aktakuzë”, shtoi Trajkovski.

U munduam që të marrim koment edhe nga drejtori i kompanisë nga Struga, Drim Bilding, por ai nuk iu përgjigj telefonatave tona.

Dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes është kah fundi. Përveç Trajkovskit, të akuzuar janë edhe ish-ministri Mile Janakieski, i arratisuri, Nikolla Gruevski dhe katër të punësuar në komunën e Gazi Babës. Me rrënimin e objektit, Canovskit i është shkaktuar dëm në vlerë prej 14.8 milion eurove. Si dëmshpërblim të përgjithshëm, ai kërkon 58.8 milion euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments