Protestë kundër proceseve të montuara gjyqësore

0
95

Protesta e radhës e organizuar nga familjarët e El Cekës u parapri nga një incident që kërkoi ndërhyrjen e policisë. Sipas protestuesve, ata kanë qenë provokuar nga zyrtari i BDI-së Ismet Guri, në një lokal në afërsi të sheshit “Skënderbeu” ku do të mbahej protesta.

Ishit edhe ju dëshmitarë nga kjo që ndodhi nga bandat  e Ali Ahmetit, të cilët na sulmuan fizikisht. Vetëm kaq desha të them. Kjo e tregon çdo gjë. Ky njeri është i aftë t’i sulmojë edhe fëmijët e vegjël”-tha Blerim Ahmeti.

Por, ALSAT kontaktoi me Ismet Gurrin, i cili shpreh një tjetër version. Guri thotë se në incidentin e sotëm, ai ishte viktima. Ai ka qenë duke blerë cigare në afërsi, kur dikush e ka goditur pas shpine dhe e ka lënë pa ndjenja.

Pavarësisht incidentit, protesta filloi madje me këngë e valle. Me brohoritjet “Largohu Ali tradhtari”, “Duam drejtësi”, ”Poshtë Musa Xhaferri”, protestuesit u zhvendosën para qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte largimi i BDI-së nga pushteti, të cilën e bëjnë fajtore për shumë padrejtësi në vend.

Si mund të ketë drejtësi për shqiptarët kur përfaqësuesit e tyre, në vend që t’i mbrojnë, ata punojnë që krimi i kryer nga ana e tyre, të mbulohet dhe të fshehin gjurmët”- tha Shpetim Pollozhani -kryetari i Shoqatës së të bugrosurve politik.

Sipas burimeve policore, protesta e sotme nuk i kaloi as 150 protestuesit Megjithatë, organizatorët thonë se do të vazhdojnë të dalin sërish në rrugë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here