15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeProkuroria kërkon paraburgim për Jasna Mandiq, masa të posaçme për Frosina Remenskin...

Prokuroria kërkon paraburgim për Jasna Mandiq, masa të posaçme për Frosina Remenskin dhe 4 persona të tjerë

Ruskoska kërkon paraburgim për zëvendës kryetarin e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq, ndërsa për asistenten e saj, Frosina Remenski dhe për babain e Bojan Jovanovskit kërkohen masa të posaçme hetuese.

“Në bazë të procedurës para-hetimore, prokurori që udhëheq procedurën ka arritur deri te informacione që tregojnë se në periudhën prej vitit 2017 deri në prill të vitit 2018, i akuzuari i parë si kryetar i personit të dyshuar juridik, duke përdorur dokumente nga personi juridik, i ka mashtruar dy udhëheqës të dy kompanive për ndërtim. Ai, duke gënjyer se ka siguruar tokë shtetërore për ndërtimin e Qendrës për personat të moshuar dhe servis mobil, e më pas edhe subvencionim nga ana e shtetit, nga të dëmtuarit përmes agjencisë së autorëve ka arritur të merr mjete në vlerë prej 719.905 euro nga njëri person dhe 233.821 euro nga personi tjetër. Personat tjerë të dyshuar me vetëdije i kanë ndihmuar të dyshuarit të parë në kryerjen e veprave penale duke përgatitur marrëveshje, duke marrë mjetet dhe duke paguar mjetet personave tjerë juridik në bazë të huas apo donacionit”, thonë nga Prokuroria Publike Themelore.

Prokurori publik shtetëror tha se pjesa e parë e hetimit për Reket është përfunduar dhe se pritet aktakuzë.

“Hetimi në pjesën e parë për “Reket” është nga fundi. Prokurorja Villma Ruskoska po punon në sjelljen e vendimit prokuroro-publik. Sa jam i informuar gjatë ditës së nesërme do të ketë akuzë për atë pjesë”, deklaroi Lubomir Joveski, Prokuror shtetëror.

Në fillim të muajit të kaluar, te Ruskoska, për rastin reket dëshmuan deputetët e LSDM-së, Frosina Tashevska Remenski dhe Aleksandar Kiracoski. Remenski është kryetare e nderit e Lidhjes Ndërkombëtare, por pas dëshmisë, tha se si kryetare e nderit të organizatës nuk ka pasur asnjë obligim juridik që të marrë pjesë në organet e organizatës dhe se nuk ka marrë pjesë në marrëdhëniet obliguese të Lidhjes Ndërkombëtare me kompani dhe persona të ndryshëm.

Lideri i VMRO-DPMNE-së mbrëmë edhe një herë tha se emri i tij nuk figuron në procesverbalet  të cilat ia kanë dhënë agjentë, por se kanë figuruar emra të funksionarëve aktualë.

“Emri im, në këto procesverbale nuk është, por janë emrat e funksionarëve të lartë politik që sot janë aktual në Republikën e Maqedonisë. Unë e mbaj fjalën, ndërsa përgjigje për këtë duhet të japë prokurorja që e udhëheq lëndën”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Hetimi i cili është hapur sot ka të bëjë me pjesën e mashtrimeve për ndërtimin e shtëpive të pleqve nga ana e Lidhjes Ndërkombëtare të Bokit 13. Janë mashtruar biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski të cilët Bokit i kanë paguar 719.905 euro dhe 233.821 euro. Të dytë tashmë dëshmuan te Villma Ruskoska, shefja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments