9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePROF. ADNAN ISMAILI E TAKON KRYETARIN E PD-SË, LULZIM BASHËN

PROF. ADNAN ISMAILI E TAKON KRYETARIN E PD-SË, LULZIM BASHËN

Sot në selinë e PD-së në Tiranë, botuesi i SHB “Logos-A”, Adnan Ismaili, e ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ismaili dhe Basha kanë biseduar për zhvillimet kulturore kombëtare, për rëndësinë e librit shqip dhe për përhapjen e tij në botën shqiptare. Në këtë takim është konstatuar që shqiptarët kanë nevojë për më shumë komunikim ndërkulturor dhe për qarkullim sa më të lirë të ideve dhe dijeve shqiptare.
Konkludim i përgjithshëm i takimit ishte që takimet e tilla të jenë më të rregullta e të vazhdueshme, për të qenë sa më produktiv edhe bashkëpunimi në drejtim të begatimit të jetës kulturore në hapësirat shqiptare.

Në fund të takimit botuesi Ismaili ia dhuroi kryetarit Basha disa libra të botuara nga SHB “Logos-A”.

Ndryshe, SHB “Logos-A”, përveçse në Shkup, zyra të saj ka edhe në Tiranë e Prishtinë, ndërsa sivjet do ta shënojë 30-vjetorin e funksionimit të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments