3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePrindi i të plagosurit Dr Jusuf Bilalli / Deputeti i BDI-së Xhevat...

Prindi i të plagosurit Dr Jusuf Bilalli / Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi ka shtënë me armë, ka plagosur djalin e tij dhe timin

Prindi i të riut që u plagos para një muaji në një dasmë në Tetovë, në një prononcim për Alsat ka përgënjeshtruar deklaratën e një dite më parë të deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi i cili hodhi poshtë çdo përfshirje të tij në këtë incident.

Jusuf Bilalli, prindi i njërit nga të plagosurit thotë të kundërtën.

Bilalli thotë se është dëshmitar i tërë ngjarjes se si Xhevat Ademi së bashku me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga plumbat e shkrepur është plagosur djali i tij dhe një i ri tjetër.

Ai thotë se ka paditur penalisht deputetin e BDI-së Xhevat Ademi duke e quajtur jo dinjitoze deklaratën dhe pozitën e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments