7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaOpinionPoshtë Shqipërisë fshihet një kontinent gjigant, shkencëtarët: I humbur prej 100 milion...

Poshtë Shqipërisë fshihet një kontinent gjigant, shkencëtarët: I humbur prej 100 milion vitesh

Publikuar tek: BOTA, më 21:57 13-09-2019

Poshtë Shqipërisë fshihet një kontinent gjigant, shkencëtarët: I humbur prej 100 milion vitesh

Mbetje të Adrias së Madhe në Malet Taurus

Një kontinent gjigant, sa madhësia e Groenlandës, fshihet prej 100 milion vitesh poshtë Europës, nga Spanja deri në Iran, përfshi edhe Shqipërinë.

Shkencëtarët kanë arritur të bashkojnë të dhënat nga dhjetra studime të mëparshme, duke krijuar tashmë një panoramë të qartë të kontinentit të humbur që ndodhet nën këmbët tona.

“Greater Adria”, apo Adria e Madhe u shkëput nga Afrika qindra miliona vite më parë dhe u përplas pjesën e Jugut të Europës, me shumë gjasa duke ndikuar edhe në formimin e Alpeve, si dhe maleve në Itali, Shqipëri, Greqi dhe Turqi.

dfberthr5thj5j5rjj.jpg

Zona ku janë zbuluar mbetje të kontinentit antik, tashmë nën Europë

“Rajoni i Mesdheut është thjesht një rrëmujë gjeologjike,” tha autori kryesor Profesori Douwe van Hinsbergen, nga Universiteti i Utrecht në Hollandë.

Adria e Madhe ishte dikur pjesë e superkontinentit antik Gondwana, një tokë e madhe që u nda më vonë duke formuar Afrikën, Antarktidën, Amerikën e Jugut, Australinë dhe pjesë të Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Pas shkëputjes, Adria e Madhe formoi kontinentin e vet, edhe pse jo e gjithë toka ishte mbi ujë. Rreth 240 milion vite më parë ky kontinent nisi të lëvizë drejt veriut, dhe rreth 100 apo 120 milion vite më parë u përplas me Europën, raporton Newsbomb.al.

dfgerth45rhrtgh55.jpg

Adria e Madhe qindra miliona vite më parë, me jeshile të lehtë janë pjesët nën ujë

I gjithë procesi i përplasjes zgjati për miliona vite, pasi kontinenti lëvizte shumë ngadalë, me vetëm disa centimetra në vit.

Shkencëtarët zbuluan se gjatë kësaj përplasje, Adria e Madhe nisi të fundosej nën koren e Tokës, në pjesën e Europës së Jugut. Por jo i gjithë kontinenti antik u zhduk.

“Është njësoj si të fusësh dorën poshtë tavolinës, në momentin që e shtyn me ngadalë, mënga e bluzës mblidhet dhe ngjitet lart”, shpjegoi një prej gjeologëve.

dfhrthr456jjfg.jpg

Gjeologët besojnë se nga përplasja u formuan malet në Europën e Jugut

Mostra të këtyre gurëve janë analizuar në mbi 30 shtete të Europës, nga Spanja deri në Iran.

Edhe pse rreth 96 kilometra i trashë, kontinenti Adria e Madhe arriti të fundoset përgjithmonë nën Europë por duke ndikuar masivisht në formimin e gjeologjik që kemi sot në këtë rajon. /Newsbomb.al

dfbgerbth5tnh5hn.jpg

Adria e Madhe ishte dikur pjesë e superkontinentit Gondwana

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments