11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia konfirmon rastin me djalin e deputetit Xhevat Ademi

Policia konfirmon rastin me djalin e deputetit Xhevat Ademi

Ministria e Brendshme sot përmes një komunikate ka konfirmuar rastin e mbrëmshëm ku nga të shtënat në një dasëm në Tetovë mbeti i pla gosur djali i deputetit Xhevat Ademi. “Më 30.07.2019 rreth orës 22 në një ceremoni dasme e organizuar në kopshtin e shtëpisë së 47-vjeçarit B. D. rruga “172” në Reçicë të Vogël në Tetovë, nga të shtënat janë lënduar 27-vjeçari A.B nga Reçica e Vogël dhe 26 vjeçari F. A. nga Reçica e Madhe. Të dytë janë dërguar në Klinikën e Tetovës për t’u ofruar ndihmë. Prokurori publik dhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë kryer hetime dhe po merren masa për ndriçimin e plotë të rastit”, njofton MPB-ja…

 Dy të lënduarit gjatë të shtënave në një dasmë në Reçicë të Vogël të Tetovës kishin lëndime në gjoks dhe për shkak të seriozitetit janë dërguar në Klinikën për Kirurgji Torakale në Shkup, informojnë sot nga spitali klinik i Tetovës.
Dy të lënduarit pas ndërhyrjeve operative janë në gjendje stabile.

“Ekipi kujdestar dje i ka pranuar dy të lënduarit me nga një plagë në gjoks. Njëri nga të lënduarit menjëherë pas ndihmës së parë është dërguar në Klinikën për Kirurgji Torakale në Shkup. Pas kontrolleve dhe observimeve të bëra dhe indikacionit të vendosur edhe për të dytin është sjellë vendim që të dërgohet në klinikën e njëjtë”, deklaroi udhëheqësi i Repartit për Kirurgji pranë Klinikës në Tetovë, Ylber Besimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments