19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePolicia e Tetovës apel qytetarëve / Qytetarët të denoncojnë trafikantët nga qytetet...

Policia e Tetovës apel qytetarëve / Qytetarët të denoncojnë trafikantët nga qytetet e tjera

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, me një apel drejtuar qytetarëve të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, kërkojmë që nëse vërejnë persona të cilët me anë në mjeteve ngarkuese apo lloje tjera të automjeteve, sjellin dhe shkarkojnë gjegjësishtë lëshojnë qen nga vende tjera në Tetovë dhe Gostivar ose rrethinë, që të paraqiten në numrin e telefonit 192 i cili është pa pagesë dhe të denoncojnë rastet e tilla, duke treguar vendin automjetin dhe informacione tjera, me qëllim të intervenimit të shpejtë dhe efikas.

“Personave të cilët lëshojnë qentë pa kontroll dhe pa kujdes, nupër rrugë apo vende tjera publike, ju
bëhet me dije se në mënyrë ligjore do të sanksionohen, me përgaditjen e parashtresave adekuate kundër tyre”. thonë nga SPB – Tetovë, përcjell Gostivari Sot

Sektori për punë të brendshme-Tetovë. Në kordinim-bashkëveprim me vetëqeverisjen lokale të
Tetovës, janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për tejkalimin e kësaj dukurie, me qëllim që qytetarët
të lëvizin në mënyrë të sigurtë dhe pa pengesa, që të realizojnë punët e tyre të përditshme, arsimore,
shëndetësore si dhe nevoja tjera personale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments