15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmePisonero për MIA-n: KE-ja e përgatit kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut...

Pisonero për MIA-n: KE-ja e përgatit kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Komisioni Evropian tashmë po punon për përgatitjen e kornizës për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi liderët e BE-së i  dhanë dritë të gjelbër muajin e kaluar, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Brukseli.

Informacionin e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, për MEDIAL-n.

“Komisioni tani është duke përgatitur propozimet për kornizat e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do t’i pasqyrojnë parimet në të cilat bazohen negociatat. Komisioni planifikon t’i prezantojë së bashku me raportet për zgjerimin”, deklaroi për MEDIAL-n Pisonero.

Për shkak të krizës së koronavirusit ende është e pasigurt kur do të publikohen këto raporte, megjithëse pritet të jenë këtë pranverë.

Data e Konferencës së parë ndërqeveritare, me të cilën shënohet hapja e kapitullit të parë të negociatave, duhet ta dakordojnë vendet anëtare të BE-së pasi ta miratojnë kornizën negociuese.

Qëndrimi i Komisionit Evropian është se kjo duhet të ndodhë “sa është e mundur më shpjet pasi të miratohen kornizat negociuese”, thotë Pisonero për MEDIAL-n.

“Procesi i zgjerimit është i fuqishëm dhe i bazuar në merita. Komisioni pret që reformat në të dy vendet të vazhdojnë”, thotë zëdhënësja për zgjerim në KE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments